Kombëtarja e Shqipërisë ka debutuar me humbje në stadiumin e ri “Air Albania”.
E kundërshtar i tyre i parë ishte hiq më pak se Kampioni i Botës, Franca, shkruan Gazeta Olle.
Këtë takim, Kombëtarja “kuqezi” e humbi me rezultatin 2:0, por një pritje e bërë nga Etrit Berisha në pjesën e dytë po bën xhiro në rrjetet sociale.
Madje, edhe faqja zyrtare e “Euro 2020” ka publikuar pritjen e gardianit nga Prishtina.
Shqipëria këto kualifikime i mbylli në pozitën e katërt, duke lënë prapa vetëm Andorrën dhe Moldavinë.
Ndërsa, ndeshje zyrtare nuk pritet të ketë tashmë deri në shtator të vitit 2020.
🇦🇱 Fantastic stop by Etrit Berisha 🙌#EURO2020 | @FSHForg pic.twitter.com/x1GxKxwuOf
— UEFA EURO 2020 (@UEFAEURO) November 21, 2019




