SHËNGJIN – Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në plazhin e Shëngjinit ku ka humbu jeten nje pushues nga Kosova.
Policia tha se një shtetas nga Kosova është mbytur në plazh. Viktima ishte rreth 75 vjeç.
Sipas burimeve, dyshohet se ka pësuar atak kardiak sapo ka hyrë në ujë.
Pritet ekspertiza mjeko ligjore për të zbardhur se cili është shkaku i vdekjes.




