Thursday, September 17, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Enver Hoxhën dhe Nënë Terezën… Çfarë kanë të përbashkët Dua Lipa, Rita Ora dhe Ava Max?

admins by admins
October 3, 2020
in Aktualitet
A A
0
Enver Hoxhën dhe Nënë Terezën… Çfarë kanë të përbashkët Dua Lipa, Rita Ora dhe Ava Max?
0
SHARES
5
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

“Çfarë kanë të përbashkët Dua Lipa, Rita Ora dhe Ava Max”? Me këtë titull gazeta prestigjioze “The Economist” u ka dedikuar një shkrim yjeve shqiptare të muzikës së njohur tashmë ndërkombëtarisht. Gjithashtu, gazeta ka nënvizuar se këngëtarët me rrënjë shqiptare po pushtojnë botën.

“Deri pak kohë më parë shqiptarët etnikë më të njohur ishin Nënë Tereza, një murgeshë që kujdesej për jetimët dhe lebrozët në Indi, si  dhe Enver Hoxha, një despot komunist vrasës. Tani shenjtores dhe mëkatarit duhet t’u shtohen edhe këngëtarët Lipa, Ora dhe Max.

Gjithashtu, The Economist shkruan se ata janë kudo. Dua Lipa ka 55 milionë dëgjues mujorë në platformën muzikore Spotify. Bebe Rexha ka 24 milionë. Rita Ora ka pasur pesë hite në vend të parë në Britani dhe ka qenë gjyqtare në spektaklin ‘X Factor’. Era Istrefi këndoi në Kupën Botërore të futbollit në vitin 2018. Njomza Vitia, këngëtare dhe kantautore e njohur në SHBA dhe Labinot Gashi, reper po në SHBA, kanë audiencë globale.

Nga ana tjetër, kënga e Ava Max, (Sëeet but Psycho) “I ëmbël, por psikopat” konsiderohet botërisht më argëtuese sesa oferta letrare e Hoxhës: “Shqipëria sfidon revizionizmin e Hrushovit”.

Dihet se të gjithë këta mega-yje me origjinë shqiptare, përveç Era Istrefit, janë rritur në Diasporë. Lipa, Max, Rexha dhe Vitia kanë lindur përkatësisht në Londër, Miluoki, Bruklin dhe Shtutgart. Vetëm Max ka rrënjë në Shqipëri, pjesa tjetër janë me origjinë kosovare, përveç Bebe Rexhës, familja e së cilës vjen nga Maqedonia e Veriut.

“Ndërkohë gjatë historisë,  – thotë Dukagjin Lipa, – babai i Dua Lipas, shqiptarët janë shtypur, por suksesi i kësaj gjenerate muzikantësh tregon se ‘kur na jepet rasti, ne shkëlqejmë’. Yjet e Diasporës shpesh interpretojnë në shtëpi, duke u mbështjellë me flamuj kosovarë ose shqiptarë.

Besa Luci, redaktore e revistës Kosova 2.0, thotë se ata qartazi e ndjejnë nevojën për të përfaqësuar kombin dhe në këmbim të kësaj fitojnë një shpërthim dashurie. “Zemra ime rrjedh gjak shqiptar”, tha Rexha gjatë një vizite në Shqipëri. Në korrik, Dua Lipa ndezi një debat ndërkombëtar pasi postoi një hartë që lidhet me nacionalistët ekstremë shqiptarë, ku shfaqet Shqipëria e Madhe. Ajo më pas tha se postimi i saj ishte keqinterpretuar.

Prindërit e tyre u rritën jashtë vendit, pasi u larguan nga Ballkani në fillimet e trazirave të viteve ’90. Por nuk ishte gjithmonë një histori e të varfërve që bëhen të pasur. Familjet Ora dhe Lipa ishin pjesë e elitës në Kosovë. Të dy vajzat ndoqën një shkollë të njohur të arteve në Londër.

“Yjet e muzikës pop, së bashku me një grup futbollistësh shqiptarë në skuadrat kryesore të Europës, luajnë një rol tepër të rëndësishëm për të ndihmuar në ndryshimin e imazhit të shqiptarëve”, – thotë Petrit Selimi, ish-ministër i Jashtëm i Kosovës. Në vitin 2016, me një stil të pazakontë serioz, Ora performoi në Romë për të festuar shenjtërimin e Nënë Terezës”.

Tags: EraGashiShkaiptaretSuksesshem
Previous Post

Anglia ndalon me ligj përdorimin e pipëzave të plastikës

Next Post

A mund vitamina D të kurojë presionin e lartë të gjakut?

admins

admins

Related Posts

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.
Aktualitet

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.

June 19, 2026
Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Next Post
A mund vitamina D të kurojë presionin e lartë të gjakut?

A mund vitamina D të kurojë presionin e lartë të gjakut?

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In