




Ey, Juliet, Juliet, ich bin Romeo!
Kur ishin në kulmin e tyre Loredana dhe Mozzik e konsideronin veten si Romeo&Juliet apo Bonnie&Clayde. Madje edhe sollën dy këngë me tituj frymëzuar nga dy historitë e bukura të dashurisë. Ndonëse historia e tyre nuk ka qenë edhe aq magjepsëse, sërish ata identifikohen me këta pseudonime.
Madje në koncertin e saj të fundit, Loredana ka kënduar ‘Romeo&Juliet’ që dikur e këndonte me Mozzik. Edhe pse kanë kaluar 3 vite nga lançimi i këngës dhe reperja e ka pasuruar reportorin e saj me pafund këngë të reja, ajo sërish nuk ka ngurruar ta këndojë këtë këngë. Një metaforë që ata janë ende ‘Romeo&Juliet’…https://streamja.com/embed/n3q9e




Çfarë tha (ish)-çifti për ‘luftën e tyre të trëndafilave’?
Kënga e parë e albumit të tyre të përbashkët me titull “No rich parents: ishte ajo me titull “Rosenkrieg”. Titulli shpjegon edhe gjithë historinë e tyre që përfundoi në ndarjet e përfolura. Nga gjermanishtja, “rose” ka kuptimin “trëndafil”, ndërsa “krieg” përkthehet “luftë”. Rosenkrieg fjalë për fjalë ka kuptimin “lufta e trëndafilave” dhe i referohet mosmarrëveshjeve të pakëndshme midis partnerëve ose ish-partnerëve; nuk është një grindje e thjeshtë, por metaforikisht një “luftë” mes dy njerëzve që janë ose kanë qenë të dashuruar.
“Gjithçka ndodhi thjesht sepse ishim të dashuruar, Tani jetojmë me luftën tonë të trëndafilave, Mijëra ndjenja u bënë politikë, Çdo debat mes nesh shkoi aq larg, derisa filloi një terren gënjeshtrash, Gjithçka ndodhi thjesht sepse ishim të dashuruar” – është një pjesë e tekstit.
Videoklipi e gjen çiftin mes lotësh dhe debatesh, zënkash të shumta, derisa largohen nga njëri-tjetri. “Gjithmonë shumë stres, Vetëm u përkeqësua dhe unë ika Ende mund ta kujtoj dashurinë.” – thotë Mozzik në një pjesë. Loredana ndër të tjera shprehet se njerëzit mendonin se ishte faji i saj, “por të dy e dimë që ka dy pjesë”. “Vetëm ne të dy e dimë të vërtetën,” thotë ajo.
Dedikimet e Mozzik për Loredanën pas ndarjes
Ishte vetë Mozzik ai që ndezi sërish diskutimet për tekstin e këngës, ‘Lakmitare’, duke ngjallur dyshime se i dedikohet pikërisht Loredanës. Gjatë një koncertit, Mozzik po këndonte: “Lakmitare, ke mendu që dashnia është veq pare”. Ai ndaloi një moment dhe zbuloi se në fakt është e vërtetë që kënga i është dedikuar ish-partneres së tij, por pa përmendur emra se për cilën bëhet fjalë. “Kam pasur një femër njëherë që lakmonte shumë. Lakmonte kaq shumë saqë bëra një këngë me emrin Lakmitare.”- tha ai gjatë performancës.
Edhe në projektin me titull “A po rrin” që i ngjajnë më shumë një poezie, Mozzik flet se si u njoh me të dhe se si iu duk njeriu më i mirë që i fali parajsën.
“Në këtë fushë me million lule e ku më e bukur mu duke ti. Miliona pamje, miliona shije më shijove veç ti!/ I pashë yjet permbi yje, e pashë diellin, hanën, por dritën që e bëre ti yay baby, qaty rashë./ Prej që të pash mu duke tip i mbrapsht!/Njerëzit ma bojshin ruju mos u ngul, unë veç isha rras!/Në ty e lëshova veten, besimin, durimin, dashninë e komplet jetën!/Tek e fundit është ligji i natyrës së njerit që të vjen koha me nda me dikon nderin./Me nda shtratin, epshin, dritën, terrin…/E pikërisht me këtë njeri e kam përjetu parajsën, e ferrin ishalla kurrë!”
Megjithatë, përtej dashurisë ai thotë se janë të dy shumë kokëfortë dhe për këtë arsye nuk mund të jenë bashkë. E po ashtu tregons e e ka vuajtur shumë ndarjen.
“E urrej fjalën “Lamtumirë”, prej teje s’deshta kurrë me e ni por e njita!/ Sa keq u njita. S’e di a rrëshqite, a rrëshqita! Ti kryt i koqite, un hala më shumë i koqita/E kur dy persona nuk lëshojnë rrugë, bëhet e zezë dita!/ Dyt’ inatçarë, fatin n’dorë…me lujt me to sikur kurrgjo s’ka ndodh/M’ka forcu qikjo, veç edhe m’ka lodh/Jam msu me u sprovu, veç kjo sprovë, thashë me vete: “Mo s’mundna! Zotromna mendjen, shpirtin, se veç ti e njeh mas mirti Mozzikin!”
Por, reperi e la sërish të hapur një mundësi për rikthim pasi thotë se kanë vajzën në mes.
“Ti e din qysh nina kur njerëzit më ikin. Thashë: “Kjo s’është realitet. Është emocion që është tu m’rrjet!”/ Nuk e disha a jam çut n’andërr, a jam tu flejt?!/ A është fake?!/ Nëse është fake, e kam lyp se filum tu i hyp njëri-tjetrit n’kry. Veç me negativitet, i morëm gjërat shpejt, e shpejt e shpejt./E krytëm, veç kur e pashë që më s’jemi. Po thashë: “Shpejt vjen koha do t’kthehmi, se një ëngjëll në mes e kemi!”
Në këngën e fundit ‘Bespreme’ ai nuk është treguar edhe aq ‘i mirë’. Në tekstin e këngës thuhet: “A thu të ka marrë malli ty njësoj për mua?/A thu mujm na dy me u përmirësu/As vet s’e di për ça jena idhnu/Kurrë s’u nala tu insistu”. Më pas thuhet: “Bespreme ta fala zemrën ti ma theve” dhe “Për inatin tim, shkon ia jep ti gjithkujt”.

Si është aktualisht raporti mes tyre?
Por teksa të gjithë po shpresonim për një ribashkim të tretë të tyre, Loredana ka treguar edhe problemet që ajo kishte me Mozzik. Reperja ka zbuluar së fundmi se nuk ka asnjë kontakt me Mozzik.Gjatë një interviste për mediat e huaja, Loredana u pyet për raportin e saj aktual me Mozzik dhe përgjigjet e dhëna janë tejet të drejtpërdrejta. “Jo aq shumë, të gjithë mendojnë se ai nuk ka kontakt me vajzën tonë, por në fakt ai ka. Kjo kalon nga motra ime sepse ajo kujdeset për vogëlushen time kur nuk jam aty. Por ne të dy nuk kemi asnjë kontakt më”, u përgjigj Loredana.




