Një nga arsyet se pse plazhet në jug të vendit janë bosh, është fakti se pothuajse të gjitha janë privatizuar dhe biznesmenët nuk të lejojnë të qëndrosh në plazh nëse nuk merr një çadër me vlerë mbi 20 mijë lekë të vjetra.




Në lidhje me këtë fenomen ka shprehur shqetësimin e saj edhe një turiste. Në grupin më të madh të Shqipërisë, ku promovohet turizmi nga të huajt, një turiste suedeze ka treguar së është përzënë nga plazhi në Sarandë, pasi i ka ardhur një biznesmen dhe e ka kërc ënuar.
Sipas turistes, ajo dhe bashkëshorti i saj kishin zgjedhur të pushonin, por u përballën me kër cënimet dhe ofen dimet e një biznesmeni, që u kishte thënë se e ka marrë plazhin 100% me qira.




Turistja shkruan:
Para disa ditësh unë dhe bashkëshorti im patëm një eksperiencë shumë të pakëndshme në një plazh të Sarandës. Pasi na terr orizuan për dy orë na detyruan të largoheshim duke na kërc ënuar se do të na largojnë me forcë nga plazhi. Kemi marrë kër cënime dhe ofe ndime, ndërsa ata kanë pohuar se e gjithë prona është private pasi e kanë marrë me qira 100%.





