Prej disa kohësh është përfolur se Dua Lipa do të përfshihet në filmin e Daniel Craig, por tashmë është vendosur se ajo do të regjistrojë klipin e kolonës zanore për James Bond.
Sipas mediave të huaja por videoklipi i kolonës zanore do të regjistrohet në fund të muajit gusht dhe në fillim shtatori, në Sassi di Matera dhe Marina di Pisticci në Itali.
Në anën tjetër Dua Lipa është shumë e lumtur që është përzgjedhur për këtë edhe pse ende nuk ka filluar të punojë me këngën.
Është i sigurt fakti që fansat e Duas mezi po presin realizimin e kolonës zanore, dhe përfshirja në këtë projekt do ta bëjë akoma më të njohur në të gjithë botën.
Rikujtojmë se kolonat zanore të filmit të James Bond janë realizuar nga emra të njohur Si Sam Smith, Adele, Jack Ëhite dhe Chris Cornell.
‘Bond 25’ filloi xhirimet gjatë kësaj jave dhe pritet të dalë në kinema në vitin 2020. Duke parë suksesin e këngës ‘Swan Song’ për filmin ‘Alita: Battle Angel’, i tillë do të jetë dhe projekti për filmin e James Bond. Pas fitimet të çmimeve ‘Grammy’ dhe ‘Brit’, Dua shënoi suksesin e rradhës.