Ministria e Financave ka miratur draftin e plotë për mënyrën se si do të bëhet deklarimi i pasurive të tyre, në të cilën përfshihen, shumat e parave, makinat, banesat etj.
Privilegji për funksionarët e shtetit
Në draftin e siguruar nga ana e gazetës “Shekulli”, deklarimi i pasurisë do të lërë jashtë këtij ligji, personat të cilët kanë qenë funksionarë shtetëror në këto tre vitet e fundit dhe personat të cilët janë subjekt të hetimit për terrorizmin apo vepra të tjera penale.
Përfitojnë nga amnistia
1. Shtetasit shqiptarë pavarësisht nëse janë rezident tatimor ose jo në Republikën e Shqipërisë
2. Personat fizik dhe juridik
3. Tatimpagues rezident në Republikën e Shqipërisë
4. Individët rezidentë tatimorë në Republikën e Shqipërisë, pavarësisht shtetësisë së tyre.
Janë subjekte të përjashtuara nga zbatimi i këtij ligji:
Subjektet që kanë detyrimin ligjor për deklarimin e pasurisë, në zbatim të nenit 3 të ligjit nr. Nr.9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë” i ndryshuar”, si dhe personat në përbërje të gjëndjes familjare të tyre, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Subjektet të cilët brënda tre viteve të fundit kanë qënë mbajtës të detyrave apo funksioneve sipas përcaktimit të nenit 3 të ligjit nr. Nr.9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë” i ndryshuar”, si dhe personat në përbërje të gjëndjes familjare të tyre, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Subjektet e ligjit nr. 10 192, datë 3.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë;
– Subjektet sipas përcaktimit të nenit 16, të Aktit Normativ nr.1, datë 31.1.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”.
– Personat e shpallur dhe personat, për të cilët ka filluar procedura e shpalljes, në zbatim të parashikimeve të Ligjit nr. 157/2013, “Për masat kundër financimit të terrorizmit”.
Si do të bëhet deklarimi i parave
Procesi për deklarimin e parave nis me plotësimin e një formulari të posaçëm për këtë qëllim, me të cilin më pas do të bëjë depozitimin e parave në banke.
Pas plotësimit, formulari verifikohet nga njësia e posaçme që do të ngrihet për këtë qëllim dhe pas verifikimit, bashkë me formularin, qytetari shkon në bankë dhe depoziton paratë.
Pas deklarimit të depozitimit të parave në bankë, qytetari do të konsiderohet se i ka shlyer të gjitha detyrimet tatimore sipas ligjeve në fuqi.




