Granit Xhaka, në Bundesliga për me shpëtue përfundimisht nga Arsenali.
Simbas medieve kryesore në Agnli dhe Gjermani (Bild), mesfushori shqiptar ka me gjetë strehim në Gjermani te Hertha Berlin, ekip që drejtohet nga nji emën shumë i njoftun i futbollit gjerman, Jurgen Klinsmann.
Xhaka, 27 vjeç, i ka komunikue ekipit të tij aktual se dëshiron me u largue mbas nji përplasjeje të madhe që pati me mbështetësit e “Topçijve” në Tetor.
Madje mësohet se ai ju ka tregue edhe shokëve të ekipit për përvojën e re që e pret në Berlin.




