Friday, July 10, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Djali i aktorit Guljelm Radoja: Babai nuk mundi të më linte një amanet

admins by admins
May 13, 2021
in Artistet
A A
0
Djali i aktorit Guljelm Radoja: Babai nuk mundi të më linte një amanet
0
SHARES
2
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Pak ditë pas ndarjes nga jeta të “Artistit të Merituar” Guljelm Radoja, i biri Redi është rikthyer në teatër, në skenën ku u rrit së bashku me të atin.

Emocionet zgjohen, gati koha ka ndaluar aty, kur i ati e merrte në provat dhe ai çapkën kishte shpalosur talentin që trashëgonte nga i ati. “Më duket e pabesueshme, nuk e kam pranuar ende largimin e itj, më duket se do të dalë sërish në skenë, do të shfaqet në teatër prapë e do ikin së bashku për në shtëpinë tonë’’- thotë Redi Radoja në një intervistë për News 24.

Djaloshi i cili jeton në Francë prej vitesh ku punon si pianist ka ndarë emocionet njerëzore, ashtu siç ai e njihte babain, ndryshe nga publiku që e njeh nëpërmjet roleve të filmave të skalitur në mendjen e të gjithëve.

“Mjekët i bënë gjithçka, ministrja e Shëndetësisë më mori në telefon e më tha që nëse ne si familje do të donin ta kuronim jashtë shtetit, do të ndërhynte ministria, por ne si familje menduam që të gjitha shërbimet po i kryheshin këtu në spitalin e Durrësit ku po kurohej nga disa mjekë. Babai pësoi dy herë goditje autoimunitare. Nuk mundi të më lërë një amanet, por ne flisinim me sy, pasi ai s’pati më fuqi të komunikonte me ne”, – thotë Redi.

Guljelm Radoja njihej si qytetari rebel, aktori i pakompromis. Guljelm Radoja ishte duke kryer prova ndërsa Redi jo më shumë se 5-vjeçar merr nga ambientet e rekuizitave një beretë të cilën e çon në shtëpi. Arrestimi i gjyshit të tij për agjitacion e propogandë ka lënë gjurmët në jetën e familjes.

Babai ishte i thjeshtë, popullor, nuk i ka pëlqyer pompoziteti e ndoshta për këtë arsye na la manet që edhe ceremoninë e varrimit ta kishte private, pa u kryer homazhe”, – zbulon ai.

Djali i dy artistëve, pasi nëna e tij është një violençeliste e njohur, Redi, thotë se ishte babai i tij që i kërkoi të mos e ndiqte në rrugën e aktrimit.

Prej disa vitesh ata banojnë në një banesë sociale të dhënë nga bashkia pasi shtëpia ku jetuan gjithë jetën i kaloi ish-pronarit. Duket se dalja i pastrehë nuk u përjetua mirë nga familja e Guljelmit i cili rrallë e më rrallë  është parë në teatër vitet e fundit. Daljet publike i takonin në Durrës, homazheve dhe përcelljes së miqve të tij. “Nuk e thërrisnin më, brezi i tij ka patur probleme”, – thotë i biri.

‘’Vëmendja e qeverisë ndaj artistëve të këtij kalibri ka munguar. Nuk ka qenë e duhura’’, – shton ai.

Në kinematografi Guljelm Radoja ka luajtur më shumë se 30 role. Roli i i tij i parë ishte ai i inxhinierit të pyjeve në filmin “Gjurma” në vitin 1970. Më tej do të vazhdonin një sërë rolesh të tjera si roli i Tenente Gruabardhit në filmin “Në fillim të verës” në vitin 1975, roli i Stefan Bardhit në filmin “Mësonjëtorja” në vitin 1979, roli i Petro Nini Luarasit në filmin “Kush vdes në këmbë” në vitin 1984, roli i priftit në filmin “Kthimi i ushtrisë së vdekur” në vitin 1989, roli i prokurorit në filmin “Kolonel Bunker” në vitin 1998, etj. Për meritat e tij artistike Guljelm Radoja është nderuar me titullin “Artist i Merituar”.

Previous Post

Plas” gallata në rrjet, Basha ngatërron Sulltan Novruzin me Fitër Bajramin dhe shkon te Baba Mondi, gazetari: Kushedi sa do jetë çuditur ai

Next Post

“E kishe turp të të quanin personalitet dhe t’u merrje radhën të tjerëve për të jetuar!” /nga Artan Fuga

admins

admins

Related Posts

Kush ishte gruaja që hoqi dorë nga karriera për hir të dashurisë për Robert Ndrenikën, aktori rrëfen historinë e Poliksenit
Artistet

Kush ishte gruaja që hoqi dorë nga karriera për hir të dashurisë për Robert Ndrenikën, aktori rrëfen historinë e Poliksenit

September 26, 2025
Kinemaja në zi, ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori Piro Milkani
Artistet

Kinemaja në zi, ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori Piro Milkani

May 24, 2025
“Nuk u hodh firma, gënjenin tërë kohën”/ Arben Derhemi rrëfen se pse “Njerëz dhe fate 2” nuk u rikthye si një serial
Artistet

“Nuk u hodh firma, gënjenin tërë kohën”/ Arben Derhemi rrëfen se pse “Njerëz dhe fate 2” nuk u rikthye si një serial

October 29, 2024
Next Post
“E kishe turp të të quanin personalitet dhe t’u merrje radhën të tjerëve për të jetuar!” /nga Artan Fuga

“E kishe turp të të quanin personalitet dhe t’u merrje radhën të tjerëve për të jetuar!” /nga Artan Fuga

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In