Mëngjesin e sotëm, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Krujës, në vijim të punës për parandalimin e dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin me iniciale Gj. K.
Burime bëjnë me dije se, 60 vjeçari banues në fshatin Zallë në Fushë Krujë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij, si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit gjatë shoqërimit për në ambientet e Policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.




