Pas një kohe relativisht të gjatë, sot është konfirmuar një tjetër rast pozitiv me Covid-19 në qytetin e Elbasanit.
Nga koronavirus ka rezultuar pozitive një 73-vjeçare, me banim në lagjen “Aqif Pasha”.
Në 24 orët e fundit janë kryer 10 tamponë për Covid-19 në Elbasan, ku një prej tyre ka rezultuar pozitiv
Bëhet me dije se ISHP ka shkuar në banesën e zonjës për të dezinfektuar zonë dhe pritet që testit për Covid-19 t’i nënshtrohen edhe personat që kanë pasur kontakt me 73-vjeçaren.
Kujtojmë që në Elbasan që nga koha e pandemisë ka pasur 20 të prekur dhe rasti e fundit e çon këtë shifër në 21.




