Ashtu si çdo natë tjerët prime, edhe sot priten plot surpriza gjatë spektaklit.
Sa i përket televotimit, pritet që të hapet dhe mbyllet gjatë spektaklit, ku njëri prej tyre do të lërë shtëpinë, duke hequr dorë nga çmimi i madh. Madje në living, sot ka mbërritur edhe një zarf i zi.
Big Brother Vip Albania nuk është thjesht një reality show televiziv i zakonshëm. Në Shqipëri ky program është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik.
Jeta e personazheve VIP mbahet nën vëzhgim nga 100 kamera dhe shumë mikrofona që ndodhen të të gjitha ambientet. Big Brother Vip këtë vit vjen nën moderimin e Ledion Liços, shoqëruar nga dy opinionistët zyrtarë, Arbër Hajdari dhe Ori Nebiaj, netët e spektaklit premtojnë të jenë të gjata dhe plot surpriza.




