Tuesday, June 16, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

BE, 34 milionë euro në mbështetje të Reformës në Drejtësi

admins by admins
March 3, 2020
in Aktualitet
A A
26
Për ata që shohin ‘qimen në syrin e Shqipërisë’ dhe jo ‘traun’ në duart e Francës
6
SHARES
3
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

“Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm dhe i gjithë sistemi i prokurorisë shqiptare janë transformuar nga reforma në drejtësi. Në këtë vit vendimtar 2020, dhe për vitet e ardhshme, fokusi duhet të jetë në mënyrën se si sistemi i reformuar i drejtësisë të bëhet efikas dhe me performancë të lartë”, deklaroi sot ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca.

I pranishëm në konferencën e nivelit të lartë “Sfidat e Prokurorisë së Përgjithshme në dritën e Reformës në Drejtësi”, Soreca tha se “ne duhet të jemi krenarë që, teksa jemi mbledhur sot këtu, të gjitha institucionet e reja të drejtësisë tashmë janë krijuar. Është një arritje e rëndësishme, por këtë duhet ta konsiderojmë vetëm fundin e fillimit”.

“Çela, ju keni përgjegjësinë të siguroni që rregullat dhe procedurat e parashikuara në legjislacionin e ri të zbatohen siç duhet – një rol që e ndani me Këshillin e Prokurorisë dhe sigurisht në bashkëpunim të ngushtë me ministritë e linjës”, tha ai.

Ambasadori theksoi se “BE-ja ka alokuar deri në 34 milionë euro për të mbështetur efikasitetin dhe qëndrueshmërinë e reformës. Ky investim i rëndësishëm duhet të përdoret sa më mirë, për ta bërë sistemin më efikas dhe më performues. Kjo është detyra jonë e përbashkët”.

“Reforma shqiptare në drejtësi na ka mësuar një mësim të shkëlqyer: me guxim, punë të palodhur dhe dëshirë të fortë për një të ardhme më të mirë, mund të arrihet shumë. Në këtë vit të rëndësishëm 2020 dhe për vitet e ardhshme, fokusi duhet të jetë në atë se si ta bëjmë sistemin e ri efikas dhe performues. Për t’i shërbyer popullit shqiptar përmes një sistemi gjyqësor transparent dhe të përgjegjshëm. Reforma e sistemit të drejtësisë është ende motori që e drejton vendin drejt asaj çka 97% e popullit shqiptar e konsideron qëllimin e vet të përbashkët, pranimin e Shqipërisë në BE”, theksoi Soreca.

Duke u ndalur te raporti i përditësuar publikuar një ditë më parë nga Komisioni Europian, raport i cili pason prezantimin e metodologjisë së re për zgjerimin, Soreca tha se “ne besojmë se Shqipëria meriton të ecë përpara tani. Ne shpresojmë që shtetet anëtare do të marrin një vendim pozitiv në javët e ardhshme”.

Tags: 34beDrejtesieruombeshtetjeReformes
Previous Post

51 të infektuar me koronavirus në Britaninë e Madhe

Next Post

Përplasjet brenda grupit, Rudina Hajdari dorëhiqet nga Komisioni i Integrimit

admins

admins

Related Posts

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë
Aktualitet

Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë

February 11, 2026
Next Post
PD – LSI komisionerë në KZAZ, Rudina Hajdari: Është e paligjshme

Përplasjet brenda grupit, Rudina Hajdari dorëhiqet nga Komisioni i Integrimit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In