Friday, June 9, 2023
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

51 të infektuar me koronavirus në Britaninë e Madhe

admins by admins
March 3, 2020
in Aktualitet
0 0
A A
0
51 të infektuar me koronavirus në Britaninë e Madhe
0
SHARES
36
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Virusi vdekjeprurës korona deri më tani ka prekur 90 mijë persona në gjithë botën, përderisa 51 prej tyre janë edhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Në gjithë botën deri më tani është raportuar për 90 mijë persona që janë prekur nga koronavirusi, përderisa Kina vendi prej nga edhe është origjina e këtij virusi vdekjeprurës, prin për nga numri i të vdekurve dhe infektuarve.

Koronavirusi është përhapur në mënyrë të shpejtë edhe në vendet e Bashkimit Evropian, por edhe në Britaninë e Madhe.

Nga koronavirusi janë infektuar edhe 51 persona në Mbretërinë e Bashkuar dhe kjo është konfirmuar nga kryeministri britanik, Boris Johnson, i cili menjëherë ka kërkuar mbledhje me komitetin për emergjenca, Kobra.

Nga ambasada e Kosovës në Londër, kanë bërë të ditur se deri më tani asnjë shtetas i Kosovës nuk është i infektuar me koronavirus.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Londër është duke e monitoruar dhe ndjekur me shumë vëmendje dhe kujdes emergjencën shëndetësore lidhur me përhapjen e “Coronavirus – Covid 19”. Fatmirësisht, deri më sot nuk rezulton i prekur nga ky virus asnjë shtetas nga Kosova. Pra, Ambasada e Republikës së Kosovës në Londër, që nga koha e përhapjes së coronavirus-it dhe deri më sot, nuk ka pranuar asnjë njoftim që shtetas kosovarë në Mbretëri të Bashkuar apo Irlandë të jenë prekur nga ky virus”, thuhet në përgjigjen e ambasadës.

Po ashtu ambasada e Kosovës në Londër, iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Irlandën Veriore, të kontaktojnë ambasadës pa asnjë hezitim.

“U bëjmë thirrje shtetasve tanë me banim/qëndrim në Britaninë e Madhe dhe Irlandën Veriore, si dhe atyre në Irlandë, se në rast nevoje mund të kontaktojnë Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër në numrat:  +44 (0) 207 659 6140 si dhe +44 (0) 207 659 6137”, kanë bërë të ditur nga ambasada.

Theksojmë se, numri i personave të vdekur në gjithë botën nga koronavirusi i ri ka arritur në 3 mijë. Ku më shumë se 90 për qind e të gjitha vdekjeve janë raportuar në Hubei, provincë kineze ku ka shpërthyer fillimisht virusi në dhjetor të vitit të kaluar.

Deri më tani është raportuar për të vdekur në më shumë se dhjetë shtete, duke përfshirë më shumë se 50 në Iran dhe më shumë se 30 në Itali.

Po ashtu të hënën, Koreja Jugore, vendi në të cilin është përhapur më së shumti koronavirusi i ri jashtë Kinës, ka raportuar se numri i të infektuarve ka arritur në 4 mijë e 212, ndërsa i të vdekurve në 26.

Shtetet si Katari, Ekuadori, Luksemburgu dhe Irlanda kanë konfirmuar rastet e para të prekura nga virusi gjatë fundjavës, derisa Indonezia po ashtu ka njoftuar për një të prekur të hënën.

Nju Jorku ka njoftuar për një paciente të infektuar pas udhëtimit të saj në Iran, derisa është raportuar për dy persona të vdekur në Uashington.

Previous Post

Rama vizitë në familjen Mesiti në Thumanë: 1503 familje kanë përfituar bonusin e qirasë

Next Post

BE, 34 milionë euro në mbështetje të Reformës në Drejtësi

admins

admins

Related Posts

S’ka të ndalur RËNIA e NAFTËS, “Bordi” vendos çmimet e reja të karburanteve! Për herë të parë…
Aktualitet

S’ka të ndalur RËNIA e NAFTËS, “Bordi” vendos çmimet e reja të karburanteve! Për herë të parë…

May 4, 2023
Celibashi zbulon ndryshimin e madh për zgjedhjet e “14 majit”: Rezultati del për 30 minuta, fituesi në…
Aktualitet

Celibashi zbulon ndryshimin e madh për zgjedhjet e “14 majit”: Rezultati del për 30 minuta, fituesi në…

May 4, 2023
Rrëzohet nga froni “Benz”-i, kjo është makina e preferuar e shqiptarëve për…
Aktualitet

Rrëzohet nga froni “Benz”-i, kjo është makina e preferuar e shqiptarëve për…

April 28, 2023
Next Post
Për ata që shohin ‘qimen në syrin e Shqipërisë’ dhe jo ‘traun’ në duart e Francës

BE, 34 milionë euro në mbështetje të Reformës në Drejtësi

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In