Friday, May 15, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Arrihet marrveshja/ Kryeministër Shqiptar në Maqedoninë e Veriut

admins by admins
August 18, 2020
in Politikë
A A
0
Arrihet marrveshja/ Kryeministër Shqiptar në Maqedoninë e Veriut
3
SHARES
1
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Maqedonia e Veriut do të ketë së shpejti qeverinë e re. Partnerë të ardhshëm do të jenë socialdemokratët LSDM, BDI. Në 100 ditët e fundit qeveria do të ketë kryeministër shqiptar. Krijimi i qeverisë së re u njoftua sot nga kreu LSDM-së, Zoran Zaev dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Dy politikanët njoftuan se është arritur marrëveshje për formimin e shumicës parlamentare, formimin e qeverisë së re dhe ndarjen e ministrive. Marrëveshjen e arritur për koalicionin qeveritar duhet ta konfirmojnë organet më të larta të të dyja partive. Marrëveshja për qeverinë e ardhshme do të prezantohet edhe para partive që janë pjesë e koalicionit. Pjesë e koalicionit mund të jetë dhe partia tjetër shqiptare, PDSH.

Sipas marrëveshjes qeveria do të drejtohet edhe nga një shqiptar në fund të mandatit, në 100 ditët e fundit para mbajtjes se zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. “Qeveria e Përzhinës më nuk do të funksionojë për shkak të problemeve në të kaluarën. Por kur vijnë zgjedhjet, të gjitha partitë duhet të ndjehen të barabarta, kështu që LSDM-ja do të pranojë që 100 ditë para zgjedhjeve, me propozim të BDI-së, të zgjidhet një kryeministër i ri”, është shpreh Zaev. Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarëve se si BDI-ja do të arsyetojë heqjen dorë nga kërkesë për kryeministër shqiptar  me të cilën udhëhoqi fushatën zgjedhore.

“Ky vendim që është marrë pritej nga të gjithë qytetarët e vendit dhe partnerët ndërkombëtarë për vazhdimin e proceseve integrues. Ne kemi dalë me kandidat (për kryeministër) si e drejt e jona legjitime dhe nëse do të barrikadohemi, asnjëherë nuk do të arrijmë zgjidhje për të mirën e qytetarëve. Mendoj se qëllimi është arritur që të përçojmë mesazhin te të gjithë qytetarët”,-ka thënë Ahmeti.

Në zgjedhjet e 15 korrikut LSDM-ja e Zoran Zaevit ka fituar 46 deputet në kuvend, BDI-ja 15, opozita shqiptare 12, Levica 2 dhe PDSH-ja 1 deputet.

“E saktësuam dhe konfirmuam kornizën për bashkëpunimin e ardhshëm mes LSDM-së, koalicionit “Mundemi” dhe BDI-së, është arritur marrëveshje koalicioni për krijimin e shumicës parlamentare, për ndarje të përgjegjësive, përbërjes dhe parimeve të qeverisë së re me mandat të plotë e cila në katër vitet e ardhshme do të punojë me përkushtim për interesat e qytetarëve dhe të shtetit”, tha Zoran Zaev, i cili do të jetë kryeministër i qeverisë së re.

Lideri i LSDM-së tha se veçanërisht e rëndësishme për ta ishte arritja e marrëveshjes së shpejtë për koalicion qeveritar për shkak të nevojës për vendosje të shpejtë në funksion të institucioneve kyçe në shtet, e me qëllim përballjen me sfidat shëndetësore dhe me të gjitha sfidat tjera në lidhje me Covid-19. Zaevi paraqiti një pjesë të parimeve të qeverisë së re, të cilën do të udhëheqë me mandat të plotë katërvjeçar.

Tags: KryeministerMaqedonia e Veriut
Previous Post

Hodhi foshnjen e sapolindur në kosh, arrestohet 32 vjeçarja

Next Post

Përplasen dy makinat luksoze, dëmi arrin vlerën 3.5 milionë euro

admins

admins

Related Posts

Balta me të cilën duan të bëjnë pis Robert Ndrenikën dhe modeli i Neritan Liçajt, që duan të na imponojnë
Politikë

“Veliajn e njoh që kur ishte në klasën e 7-të”, aktori i madh Ndrenika: Teatri i vjetër ishte një kalbësirë, shembja debat politik

May 11, 2026
Mblidhet kryesia e PS/ Ja 4 emra në garë për të zëvendësuar Valdrin Pjetrin
Politikë

Një ditë pas mbledhjes së Kryesisë, Rama mbledh sot në seli deputetët socialistë të Tiranës

March 4, 2026
Shqiptari punonte si oficer i emigracionit në Angli, por ishte vetë emigrant i paligjshëm!
Politikë

Shqiptari punonte si oficer i emigracionit në Angli, por ishte vetë emigrant i paligjshëm!

January 30, 2026
Next Post
Përplasen dy makinat luksoze, dëmi arrin vlerën 3.5 milionë euro

Përplasen dy makinat luksoze, dëmi arrin vlerën 3.5 milionë euro

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In