Ardit Gjebrea është infektuar me koronavirus dhe lajmin e ka bërë të ditur vetë moderatori përmes një reagimi në llogarinë e tij në “Instagram”. Arditi ka treguar se si paraqitet gjendja e tij shëndetësore. Ai thotë se ka vetëm temperaturë, pak më të lartë se normalja.
Po ashtu moderatori njohur shqiptar ka treguar se do të qëndrojë i mbyllur në shtëpi deri në shërimin e plotë të tij dhe se “E Diela Shqiptare” do të zhvillohet nga shtëpia.
“Dita e dytë- pozitiv! Nuk po obobo-hem sepse me temperaturë jo shumë të lartë jam. E ç-mund të bëjë njeriu i mbyllur në shtëpi? Mendon gjithmonë për punën dhe në fakt, me gjithë vështirësitë që na përballi koha, na zhvilloi instiktin e gjetjes së alternativës, që në këtë rast do të thotë: E Diela Shqiptare do të zhvillohet të dielën sigurisht bashkë, por nga shtëpia”,-shkruan Arditi.





