Saturday, July 18, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Aktori i Estrades se Durresit Adem Gjepali

admins by admins
January 15, 2021
in Artistet
A A
0
Aktori i Estrades se Durresit Adem Gjepali
0
SHARES
7
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Urojmë sot Demin, aktorin simpatik të Estradës së Durrësit.

Adem Gjepali lindi më 15 janar të vitit 1946. Ai është emër shumë i njohur në estradën profesioniste të Durrësit. Përpjekjet e para si aktor amator nisën në moshën e fëmijërisë për t’u manifestuar më pas dhe në repartin e punës. Dhuntitë e tij të aktrimit u manifestuan në castet e lira dhe pushimet e punës teksa ishte mekanik. Ato tërhoqën vëmendjen e ekipeve që kërkonin të vilnin nga grupet amatore talente.

Jeta e tij si aktor nisi në moshën shumë të re. Duke qenë se iu mohua e drejta për t’u shkolluar në auditoret e universitetit apo në ato të Akademisë së Arteve, me të përfunduar studimet e mesme në shkollën “Naim Frashëri” të Durrësit punësohet në port. Atje regjistrohet si mekanik dhe paralelisht ndjek kurse për të fituar profesionin. Puno e këndo. Puno e imito. Puno e stërvitu si sportist. Kështu nisi edhe jeta e padukshme e aktorit amator.

Sporti i atletikës e përfshin në garat e moshës dhe nuk do i shqitet edhe kur të nisë detyrimet e aktorit profesionist. Së bashku me atletët Idriz Çinari e Iljaz Elezi do të garojë me sukses në kampionatet e atletikës gjatë viteve 1962-1965. Ofiçina e Portit Detar të durrësit do të jetë njëherësh vendi punësimit dhe i aktrimit pasi do të spikasë pasioni tij si aktor. Skeçi “Brigadieri liberal” shkruar nga Fadil Hasa do ta vendosë aktorin Adem Gjepalin në epiqendër të vëmendjes së ekipeve që shkonin sektor më sektor e repart më repart në kërkim të talenteve të reja.

Klubi i portit të durrësit kishte shumë të rinj me prirje të dukshme për aktor ndaj dhe mes tyre gara ishte e madhe. Premierat “Një dorë lan tjetrën”, “ Ju flasim hapur”, “Djem të mbarë”, ishin pjesë në të cilat spikat dhuntia e Gjepalit dhe shërbejnë si një mundësi shumë e mirë për të hedhur hapin drejt estradës profesioniste në Durrës. Nga skeçi “Të lumshin duart mi Saje” deri tek “Rupi-Tupi” do të kalojnë një nga një vitet e aktivitetit të tij artistik në skenë duke marrë mbështetje nga regjisorë të mëdhenj të kohës, durtrokitje nga shikues të panumërt, përgëzime dhe miqësi kolegësh. Gjepali bëhet emër me peshë dhe me vlerë në skenë.

Dëshira për kinemanë, teatrin, sportin i dha gjerësi e frymëmarrje pasionit të të riut amator në estradë duke e ushqyer me elementë dhe tematika të reja aktivitetin e tij. I pari që e pikasi talentin e aktorit të ri ishte Naim Nova. Duke parë talentin e Gjepalit e kalon me grupin qendror të ekipit detar. Gradualisht krijohet edhe grupi artistik tek pallati rinia në vitin 1974. Aktorët e asaj kohe ishin Miftar Kurti, Gani Kalaja, Flamur Jakupi, Merita Llazo. Suksese të shumta e shfaqje të mrekullueshme bënë që porti të ishte zëri i skenës së estradës në Durrës. Kulmi aktivitetit për të arrin me premierën e Haxhi Ramës “Rubrikë familjare” me rolin e dhëndrit. Në të njëjtën skenë merrnin pjesë Spiro Strati, Fadil Hasa, Sandër Pepa dhe Aishe Stari. Për Gjepalin do të ishte më i miri rol dhe më i gëzueshmi.

Për plot 35 vite ka ngjitur e zbritur shkallët e godinës së estradës në teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit. herë qetë-qetë, herë me nxitim dhe përgjithësisht me vrap, për të kapur kohën, minutën dhe çastin e duhur. Janë të panumërta rolet e tij edhe të kolegëve që mbajtën peshën e estradës së Durrësit, estradë që konkuronte me shumë guxim e kurajo me grupet e estradës së Tiranës, Shkodrës, Elbasanit, Vlorës e Fierit.

Disa nga premierat që mund të përmendim janë “Burra dhe gra”, “Hosteni 79”, “Vetjakët”, “ Më dukesh fytyrë e njohur”, “Ditë me diell” nën regjinë e Gjergj Vlashit, dhe “Rubrikë familjare”, “Një buzëqeshje më shumë”, ” Dr 2007 Z”, “Mirëmëngjes” etj, nga Haxhi Rama.𝑺𝒉𝒆̈𝒏𝒅𝒆𝒕 𝒅𝒉𝒆 𝒋𝒆𝒕𝒆̈ 𝒕𝒆̈ 𝒈𝒋𝒂𝒕𝒆̈ 𝑫𝒆𝒎𝒊.

Materiali nga Xhevo Gradica.
Redaktuar nga Teatri “A.Moisiu”

Previous Post

Karburanti falas për fermerët. Hapen sot aplikimet

Next Post

Aktori pogradecar Josif Koci (1954-2019)

admins

admins

Related Posts

Kush ishte gruaja që hoqi dorë nga karriera për hir të dashurisë për Robert Ndrenikën, aktori rrëfen historinë e Poliksenit
Artistet

Kush ishte gruaja që hoqi dorë nga karriera për hir të dashurisë për Robert Ndrenikën, aktori rrëfen historinë e Poliksenit

September 26, 2025
Kinemaja në zi, ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori Piro Milkani
Artistet

Kinemaja në zi, ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori Piro Milkani

May 24, 2025
“Nuk u hodh firma, gënjenin tërë kohën”/ Arben Derhemi rrëfen se pse “Njerëz dhe fate 2” nuk u rikthye si një serial
Artistet

“Nuk u hodh firma, gënjenin tërë kohën”/ Arben Derhemi rrëfen se pse “Njerëz dhe fate 2” nuk u rikthye si një serial

October 29, 2024
Next Post
Aktori i Estrades se Durresit Adem Gjepali

Aktori pogradecar Josif Koci (1954-2019)

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In