Wednesday, February 8, 2023
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Agjensia e Trajtimit të pronave/ Bëhet kompensimi i pronave me kërkes të vecantë

admins by admins
May 9, 2019
in Aktualitet
0 0
A A
0
Agjensia e Trajtimit të pronave/ Bëhet kompensimi i pronave me kërkes të vecantë
11
SHARES
149
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton se, më datë 09 / 05 / 2019, ka përfunduar procesin e shqyrtimit administrativ të disa aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, të paraqitura nga subjektet e interesuar, të cilët diponojnë vendime përfundimtare që u kanë njohur të drejtën e kompensimit të pronës. Procesi i shqyrtimit administrativ të këtyre kërkesave/aplikimeve dhe i shpërndarjes së fondit financiar të kompensimit që ato përfitojnë, bazohet në nenin 17, pika 2, të ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, në Kreun IV të VKM nr.223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, i ndryshuar, dhe në VKM nr. 221, datë 23.03.2016 “Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë së Trajtimit të Pronës”. Aktualisht ka përfunduar shqyrtimi administrativ i 16 (gjashtëmbëdhjetë) aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, për të cilat ATP ka miratuar me vendim pranimin e këtyre kërkesave/aplikimeve, pasi kanë rezultuar të jenë në përputhje të plotë me kriteret e përcaktuara në nenin 17, pika 2, të ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, në Kreun IV të VKM nr.223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, i ndryshuar. Fondi financiar, i vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, që ATP do të shpërndajë në total për subjektet përfitues të këtyre 16 (gjashtëmbëdhjetë) aplikimeve sipas kërkesave të tyre, është në vlerën 62’639’323,52 (gjashtëdhjetë e dy milionë e gjashtëqind e tridhjetë e nëntë mijë e treqind e njëzet e tre presje pesëdhjetë e dy) lekë, nga të cilat 16’042’397,82 (gjashtëmbëdhjetë milionë e dyzet e dy mijë e treqind e nëntëdhjetë e shtatë presje tetëdhjetë e dy) lekë do të lëvrohen menjëherë si këst i parë, ndërsa pjesa tjetër do të lëvrohet me këste çdo fillim viti buxhetor, bazuar në mënyrën e përfitimit të kompensimit për të cilën ka aplikuar subjekti. Njëkohësisht bëjmë me dije se, nga përfundimi i trajtimit të këtyre 16 (gjashtëmbëdhjetë) aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, Buxhetit të Shtetit i kursehet në total një fond në vlerën 104’941’901,28 (njëqind e katër milionë e nëntëqind e dyzet e një mijë e nëntëqind e një presje njëzet e tetë) lekë. Të dhënat në lidhje me kërkesat e subjekteve përfitues, vendimet për subjektet e shpronësuara dhe përfaqësuesit me prokurë, jepen në listën bashkëlidhur këtij njoftimi. Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.

Previous Post

Enca zbulon pak nga kënga e re dhe detaji i parë që kapëm është shumë interesant

Next Post

Presidenti francez Macron bën thirrje për kohën e krizës në Iran

admins

admins

Related Posts

Rama njofton “pakon” e dytë të ndihmës, ja kategoritë që do të përfitojnë
Aktualitet

Rama njofton “pakon” e dytë të ndihmës, ja kategoritë që do të përfitojnë

January 30, 2023
Premtimi për “Pakon e Madhe”, Rama: Punonjësit e Policisë së Shtetit e morën bonusin, mbështetje për vështirësitë në familje
Aktualitet

Premtimi për “Pakon e Madhe”, Rama: Punonjësit e Policisë së Shtetit e morën bonusin, mbështetje për vështirësitë në familje

January 14, 2023
Gazetari: Alda Klosi denoncoi vjedhjen e bizhuterive, jo të parave
Aktualitet

Gazetari: Alda Klosi denoncoi vjedhjen e bizhuterive, jo të parave

January 10, 2023
Next Post
Presidenti francez Macron bën thirrje për kohën e krizës në Iran

Presidenti francez Macron bën thirrje për kohën e krizës në Iran

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In