Wednesday, November 25, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

LSI nderon 5 Majin, Luan Rama: 5 Maji, ditë e amanetit të gjakut

admins by admins
May 5, 2019
in Aktualitet
A A
0
LSI nderon 5 Majin, Luan Rama: 5 Maji, ditë e amanetit të gjakut
12
SHARES
9
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Edhe këtë vit si në çdo 5 Maj, nën tingujt e këngëve partizane, LRI ka zhvilluar homazhe pranë bustit të Qemal Stafës, në ditën e rënies së tij që simbolizon edhe ditën e përkujtimit të dëshmorëve të atdheut. Bashkë me ta ka qenë edhe Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama Nënkryetarja e LSI-së Erisa Xhixho, ish-deputetët Klajda Gjosha, Nora Malaj dhe Floida Kërpaçi, këshilltarët e LSI-së në Bashkinë e Tiranës, Eltion Halimi dhe Ardit Çela si dhe të rinjtë e forumit rinor të Lëvizjes Rinore për Integrim.

Pas vendosjes së buqetave me lule, në fjalën e rastit, Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama theksoi se:

“Sot jemi në 5 Maj, në ditën e shenjtë të nderimit të dëshmorëve të luftës Antifashiste-Nacional Çlirimtare. Në ditën e nderimit të gjakut të partizanëve të lirisë të cilët duke vënë Shqipërinë mbi gjithçka, flijuan jetën e tyre, ëndrrat e tyre, për Shqipërinë e lirë që ne gëzojmë sot. Natyrisht kjo është bërë një ditë simbolike, një ditë e shenjtë sepse lidhet me aktin heroik të simbolit të të rinjve shqiptar në Luftën Nacional Çlirimtare, siç është Qemal Stafa. Por është dimensionuar në përmasat e një dite nderimi për të gjithë Dëshmorët e Atdheut, për të gjithë Dëshmorët e Kombit. Por është edhe një ditë mesazh, pasi amaneti i gjakut, është amaneti më i shenjtë i një populli. Aq më tepër në kontekstin e zhvillimeve në të cilat gjendet Shqipëria e sotme, përkundër hipokrizisë së një pushteti dhe të një Kryeministri, i cili jargavitet pas kufomave të bashkëpunëtorëve të fashizmit të Luftës së Dytë Botërore. Dhe pas atyre që për turpin e tyre zgjodhën të bëhen me humbësit e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. Kjo hipokrizi shfaqet edhe sot duke i rivrarë të rënët në luftë, me nderimin për pinjollët dhe bashkëpunëtorët e fashizmit që prej Mithat Frashërit dhe të gjithë të tjerëve. Prandaj është ditë amaneti, në mënyrë të veçantë për të rinjtë e Shqipërisë të cilët mbi bazën e këtij amaneti që është blatuar në themelet e lirisë së Shqipërisë, ta transmetojnë atë si amanet të shenjtë nga brezi në brez, sepse të gjitha të tjerat shkojnë e vijnë, amaneti i gjakut mbetet i përjetshëm, siç është i përjetshëm nderimi dhe mirënjohja për dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, për Dëshmorët e Atdheut, për ata që bën të mundur që Shqipëria të jetë kjo që është sot. I përjetshëm kujtimi dhe përjetësisht nderim për sakrificën, gjakun dhe për Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare”-, tha Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama.

Previous Post

“Vetëvendosja” aksion në Shqipëri me protestë kundër vizitës së Vuçiç

Next Post

Astri Patozi shpërthen ndaj kundërshtarëve: Përçmim dhe neveri për të gjithë ju

admins

admins

Related Posts

Fation Shehu emërohet në krye të Doganave Shqiptare, një drejtues me përvojë në luftën kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar
Aktualitet

Fation Shehu emërohet në krye të Doganave Shqiptare, një drejtues me përvojë në luftën kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar

November 20, 2026
Rama prezanton pikat e Paketës Fiskale: Super taksë për apartamentet bosh
Aktualitet

Rama prezanton pikat e Paketës Fiskale: Super taksë për apartamentet bosh

October 28, 2026
Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik
Aktualitet

Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik

October 6, 2026
Next Post
Astri Patozi shpërthen ndaj kundërshtarëve: Përçmim dhe neveri për të gjithë ju

Astri Patozi shpërthen ndaj kundërshtarëve: Përçmim dhe neveri për të gjithë ju

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

imunify-bot-check
Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In