Tuesday, April 14, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Astri Patozi shpërthen ndaj kundërshtarëve: Përçmim dhe neveri për të gjithë ju

admins by admins
May 5, 2019
in Aktualitet
A A
0
Astri Patozi shpërthen ndaj kundërshtarëve: Përçmim dhe neveri për të gjithë ju
16
SHARES
4
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Patozi ka deklaruar se për ata kundërshtarë politik që janë përpjekur të bënin pis partinë e tij ndjen vetëm përçmim dhe neveri. 

Kryetari i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi me anë të një reagimi në rrjetet sociale u është përgjigjur kundërshtarëve politik ku thotë se për ta ka vetëm përçmimi dhe neveri.

Ndër të tjera Patozi ka falenderuar shqiptarët që e kanë mbështetur që brenda 3 ditësh nënshkruan për krijimin e partisë Bindja Demokratike.

Statusi i plotë i Patozit:

“BASHKË E NISËM, BASHKË DO TË FITOJMË

(Një falenderim i pamjaftueshëm për themeluesit e BINDJES DEMOKRATIKE)

Mirënjohje dhe falenderime pafund për ju mijëra shqiptarë të lirë, që brenda 3 ditësh nënshkruat me shumë dëshirë për krijimin e BINDJES DEMOKRATIKE.

Duhet të ndjeheni gjithmonë krenarë se keni bërë gjënë e duhur për Shqipërinë për t’i dhënë jetë një projekti të bukur politik, i cili do ta ndryshojë shumë shpejt për mirë atë.

Përçmim dhe neveri për te gjithë ata, që u përpoqën pa sukses për të bërë pis vullnetin tuaj, duke shpikur një gjueti të pashembullt shtrigash me akuza të fabrikuara dhe me falsifikime në çdo cep të Shqipërisë. Edhe vrasësit apo trafikantët e drogës nuk janë përndjekur në këtë vend ashtu si ju këto ditë, dhe kjo e bën më të mjerë pozitën e atyre që e urdhëruan këtë poshtërsi morale, politike dhe njerëzore.

Koha po tregon dhe do të vijojë ta tregojë se ju ishin në krahun e duhur të historisë, kurse atyre që u përpoqën më kot të përdhosin dëshirën tuaj të dlirë për ndryshim do t’u ngelet vetëm turpi për atë akt të pashembullt dhe tinzar pabesie.

BINDJA DEMOKRATIKE do t’ju ngelet ju përherë në borxh, duke u zotuar solemnisht se nuk do të luajë kurrë me shpresën dhe besimin tuaj.

Do ju konsideruar si themeluesit e saj të parë, ne angazhohemi sot se do të bëjmë gjithçka që shumë shpejt të tregohet se mundimi dhe sakrifica juaj ia ka vlejtur.

Ne do të tregojmë, qysh në këto zgjedhje, se nuk ishte aspak rastësi, që ju u përgjigjët aq shpejt për t’i dhënë jetë një projekti të pastër politik për Shqipërinë, i cili i ka tronditur kaq fort gardianët e sistemit të kalbur, që ende janë duke kërkuar qenin e ngordhur tek fletët e firmave tuaja të hedhura me gjithë zemër nga e gjithë Shqipëria.

Falë jush, BINDJA DEMOKRATIKE ka arritur që brenda shumë pak ditësh të shndërrohet në referencën e vetme të shpresës dhe ndryshimit në Shqipëri.

Ju faleminderit nga zemra të gjithëve! Bashkë e nisëm, bashkë do ta vazhdojmë dhe bashkë do ta përfundojmë këtë ëndërr fantastike.|”

Previous Post

LSI nderon 5 Majin, Luan Rama: 5 Maji, ditë e amanetit të gjakut

Next Post

Zyrtare, Arjen Robben largohet nga Bayern, por jo nga futbolli

admins

admins

Related Posts

Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë
Aktualitet

Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë

February 11, 2026
Trump fton Ramën të jetë pjesë e Bordit të Paqes për administrimin e Gazës!
Aktualitet

Trump fton Ramën të jetë pjesë e Bordit të Paqes për administrimin e Gazës!

January 17, 2026
Tarifa të reja për sigurimin e makinës! Nga mosha te qarku i regjistrimit, kush paguan më shumë dhe kush përfiton ulje
Aktualitet

Tarifa të reja për sigurimin e makinës! Nga mosha te qarku i regjistrimit, kush paguan më shumë dhe kush përfiton ulje

January 13, 2026
Next Post
Zyrtare, Arjen Robben largohet nga Bayern, por jo nga futbolli

Zyrtare, Arjen Robben largohet nga Bayern, por jo nga futbolli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In