Aktori Olsi Bylyku ka zbuluar më shumë detaje për marrëdhënien e tij me aktorin Bes Kallaku. I ftuar në emisionin ‘Goca dhe Gra’, Bylyku tha se marrëdhënia mes tyre është ftohur.
“Thjesht jemi shkëputur, jemi ftohur. Por edhe kur jemi takuar, kemi biseduar për gjëra të përgjithshme që mund t’i diskutoj me këdo që mund të takoj. Mendoj që edhe rruga që ka vazhduar secili [ndikoi]…” –tha Olsi.





