Aspak e zakontë, por një djalë vetëm 8 vjeç është vënë në hetim nga policia zvicerane pasi në një dyqan fëmija kishte pyetur nëse mund të blinte një lodër me euro false.
Megjithëse nën hetim, djali nuk akuzohet për asgjë por raportohet se emri i tij do të skedohet në të dhënat e policisë deri në vitin 2032.
Kartëmonedha e euros false ishte shpërndarë para pak muajsh gjatë një parade karavalesh në qytetin verior të Sissach, Zvicër.
Sipas gazetës “Basler Zeitung”, kartëmonedha të shtypura me letër të zakonshme dhe me karaktere kineze u shpërndanë për fëmijët në karnavalet e këtij marsi.
Kur djali shkoi në dyqan me kartëmonedhën falso, e cila dukej qartë që ishte “lodër”, personeli i dyqanit u ndje i detyruar të telefononte policinë. “Është politika jonë; ne u udhëzuam ta bënim këtë nga selia në Ëinterthur,” citohet të thoshte menaxheri i dyqaneve për BaZ.
Pas kësaj policia kontrolloi shtëpinë e 8-vjeçarit për 3 orë rresht, teksa gjetën nga ky lloj kartëmonedhe tre kartëmonedha 50 euro, dy kartëmonedha 20 euro, pesë kartëmonedha 10-euro dhe tre kartëmonedha pesë euro u sekuestruan për parandalimin e krimit.
Një zëdhënës i policisë zviceriane tha:
Ne u informuam se fëmijët me një pako kartëmonedhash të falsifikuara euro u përpoqën të blejnë mallra. Prandaj, ekzistonte dyshimi se para të falsifikuara ishin hedhur në qarkullim. Duhet ta hetojmë nëse diçka e tillë është bërë me qëllim apo jo.”




