Tuesday, November 3, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Financimi i fermerëve/ Ishim vendi i fundit në rajon për thithje të fondeve nga Europa, sot jemi të parët

admins by admins
May 27, 2020
in Aktualitet, Kronikë
A A
0
Financimi i fermerëve/ Ishim vendi i fundit në rajon për thithje të fondeve nga Europa, sot jemi të parët
4
SHARES
4
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Grabjan të Lushnjës, në një nga fermat më të mëdha të mbarështimit të lopëve dhe përpunimit të qumështit, ku në bashkëpunim me financimet e BE-së, po modernizohen proceset në sistemin e mjeljes për një qumësht më të sigurt në treg.

Kryeministri tha se me modele të tilla fermerët e vegjël duhet të shtyhen më përpara nga ana e mentalitetit dhe duhet të kuptojnë se gënjejnë veten me një ngastër të ndarë nga të tjerët.

“Prodhon ato që prodhon pastaj thotë se ‘nuk kam ku e shes’. Po si do ta shesësh nëse nuk je brenda një cikli më të madh dhe nëse nuk ka një bazë shitje ku ti mbaron punë. Pra, ti nuk je individualisht personi që shkon në treg, por je pjesë e një zinxhiri që shkon te pika e grumbullimit dhe ke kontratën, ku e ke tregun të siguruar. Si mund të rrihet me 2 lopë, me një çift dhish dhe të thuash pastaj të ma blejë shteti? Pastaj siguria që është tmerr”, tha Rama.

Krahasuar me 5-6 vite më parë, kryeministri theksoi se “sot është situatë komplet tjetër nga ana e mirëkuptimit dhe organizimit, me pikat e grumbullimit që po shtohen”.

“Kur kemi ardhur në fillim nuk kishte këtu as ku grumbullohej, tani ka sistem tjetër. Ne jemi tani në këtë fazë. Ne ishim të fundit fare, shumë mbrapa rajonit për thithje të financimeve nga Europa sepse askush nuk kishte bërë asnjë punë as për të përgatitur fermerët, as për të përgatitur kanalet e duhura të komunikimit. Sot jemi të parët”, tha Rama.

Ai u shpreh se “çdo individ apo familje që zotëron një ngastër duhet të ketë vullnetin e mirë dhe syrin të shoh për larg që të bashkohet me të tjerët”.

“Ti nuk ke nevojë ta kesh të gjithën një të unifikuar si individ, por ke nevojë që individët që janë në ato copa toke të bashkëpunojnë me ty. Ti i orienton, i thua më prodho këtë, ja ku e ke kontratën, pastaj se çfarë fitoj apo humbas unë nuk është më përgjegjësia jote. Ai prodhon dhe ta dorëzon”, tha Rama.

Sipas Ramës, për zhvillimin e bujqësisë duhet dije. “Në bujqësi e blegtori në këtë fazë që është Shqipëria është fakt se duke dhënë më shumë dije dhe duke ndihmar më shumë me aplikime për kontaktet dhe ju po ashtu duke përfituar dije nga gjithë këro marrëdhënie ndërkombëtare që keni, sjell një ndryshim të madh, është një bazë komplet e re e bujqësisë”, tha Rama.

Kryeministri tha se “problemi jonë i madh në 30 vjet ishte uji që na përmbyt, uji që na mungon, uji që nuk vjen në arë”.

Në këtë fermë blegtorale, ndër më të mëdhatë në vend ka 1 mijë krerë dhe ka përfituar nga programi IPARD. /j.p/

Previous Post

Vendoset hapja e kopshteve dhe çerdheve më datë 1 Qershor

Next Post

FOTO/ Projekt për stadium të ri në Holandë/ Rama: Ruajna o Zot me çfarë balte do të ishte mbuluar ky projekt në këtë atdheun tonë

admins

admins

Related Posts

Rama prezanton pikat e Paketës Fiskale: Super taksë për apartamentet bosh
Aktualitet

Rama prezanton pikat e Paketës Fiskale: Super taksë për apartamentet bosh

October 28, 2026
Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik
Aktualitet

Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik

October 6, 2026
Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.
Aktualitet

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.

June 19, 2026
Next Post
FOTO/ Projekt për stadium të ri në Holandë/ Rama: Ruajna o Zot me çfarë balte do të ishte mbuluar ky projekt në këtë atdheun tonë

FOTO/ Projekt për stadium të ri në Holandë/ Rama: Ruajna o Zot me çfarë balte do të ishte mbuluar ky projekt në këtë atdheun tonë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

imunify-bot-check
Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In