Rezarta Shkurta bashkëshortja e Ermal Hoxhës, nipit te ish-diktatorit Enver Hoxha, ka ndarë në rrjetet sociale një video të rrallë të familjes së saj. Fokusi është vogëlushja e saj Hera dhe dashuria për stërgjyshen, Nexhmie Hoxhën të venë e Enver Hoxhes.
‘Nuk ka lumturi me te madhe nga thellesia e shpirtit per mua si nene, qe vogelushja ime ka keto kujtime te paçmueshme me stergjyshen e saj, qe numeron denjesisht 98 Vite. Familja eshte trashegimia me e shtrenjte #HeraHoxha’-shkruan ajo krah videos së postuar.
Ne video shfaqet Nexhmie Hoxha, e cila eshte 98 vjec, teksa merr vemendjen e mbeses se saj te vogel, nipit Ermal Hoxhes, dhe nuses, Rezarta Shkurtes. Nuk mungon as djali i saj Ilir Hoxha, i ati i Ermalit, ndersa familjen e ‘ploteson’ edhe portreti i ish-diktatorit Enver Hoxha.