Monday, May 18, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

1,3 mld € të ardhura për 35 vjet nga tarifa e kalimit në Thumanë-Kashar

admins by admins
June 2, 2022
in Aktualitet
A A
0
1,3 mld € të ardhura për 35 vjet nga tarifa e kalimit në Thumanë-Kashar
0
SHARES
2
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Koncesionari i segmentit Thumanë-Kashar projekton që të vjelë nga tarifa e kalimit të rrugës 1 miliard e 307 milion euro për 35 vjet. Në kontratën e ndryshuar mes qeverisë dhe kompanisë Gener 2, ndërtimi i 20.8 kilometrave rrugë do të bëhet me paratë e firmës koncesionare, ndërsa investimi dhe fitimi i kompanisë do të realizohet nga vendosja e një trau me pagesë për automjetet që do të kalojnë.

Tarifa e kalimit për makinat e thjeshta me 4 vende do të jetë 2.5 euro duke përfshirë TVSH-në. Kjo do të jetë një nga tarifat më të larta në Europë, ku shoferët do të paguajnë 12 cent për kilometër, ndërsa mesatarja e europiane për autostrada është 7 cent/km.

Autostrada me 4 korsi, do të nisë 150 metra në brendësi të rrugës ekzistuese që lidh Milotin me Thumanën dhe më pas do të vazhdojë e drejtë deri në Fushë-Krujë, nga ku me një kthesë të dyfishtë do t’i afrohet aeroportit të Rinasit dhe një gjurmë tjetër e saj do të lidhet me autostradën Tiranë Durrës në pjesën e Kasharit.

Kompania zotohet që përmes një kredie bankare të financojë vetë ndërtimin e rrugës, e cila do të kushtojë 245 milionë euro dhe të mirëmbajë përgjatë 35 viteve segmentin.

Buxheti i shtetit merr përsipër që të garantojë fluksin e automjeteve që do të kalojnë për 8 vitet e para të operimit, dhe nuk do të paguajë më shumë se 22.8 milionë euro për të gjithë periudhën. Ndërtimi do të nisë që këtë vit dhe planifikohet të përfundojë në 2024-n, vit në të cilin fillon edhe aplikimi i tarifës.

Sipas studimeve të qeverisë, kostoja fillestare e këtij aksi ishte 169 milionë euro, por në ofertën e pakërkuar që dha Gener 2 vlera u rrit në 245 milionë euro, dhe pas fitimit të tenderit vlera që do të paguante buxheti i shtetit në fund të kontratës arriti në 370 milionë euro, ku përfshihej dhe interesi bankar për kredinë që do të merrte koncesionari.

Në janar të vitit 2019 ministrja Belinda Balluku anuloi kontratën, por në korrik të vitit të shkuar Gjykata Administrative e Apelit urdhëroi ministrinë që të përcjellë për miratim kontratën në Këshillin e Ministrave.

Previous Post

Erion Braçe reagon i revoltuar me qeverinë: Çmimi i naftës në bursë ka rënë, pse te ne shitet me 248 lekë litri?!

Next Post

Pas dorëzimit të kandidaturave, brenda PS nis një tjetër proces, Rama jep detaje: Ata që kandidojnë për kryetar do ballafaqohen me…

admins

admins

Related Posts

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë
Aktualitet

Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë

February 11, 2026
Next Post
Pandemia ndryshon planet, Asambleja e PS pritet të mblidhet online në 3 qytete brenda javës së parë të shtatorit

Pas dorëzimit të kandidaturave, brenda PS nis një tjetër proces, Rama jep detaje: Ata që kandidojnë për kryetar do ballafaqohen me…

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In