Saturday, July 11, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

1.5 milion dollarë dëm shtetit, ish-kreu i AKBN shpëton nga burgu

admins by admins
November 13, 2020
in Aktualitet
A A
0
1.5 milion dollarë dëm shtetit, ish-kreu i AKBN shpëton nga burgu
0
SHARES
2
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Gjykata e Apelit të Tiranës, ka ndryshuar masën “në arrest shtëpie” për ish-drejtorin e Hidro-karbureve në AKBN, Klodian Gradeci, i cili më herët ishte lënë në burg nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Ai u arrestua teksa po kthehej nga Turqia, pasi kishte ikur atje përpara se të bëhej operacioni për kapjen e 5 punonjësve të AKBN-së dhe dy biznesmenëve.

Gradeci bashkë me dy biznesmenët Isuf Berberi dhe Naim Kasa, pronarë të kompanisë “Phoenix Petroleum” që merret me pastrimin e puseve të naftës, zyrtarë të AKBN-së, kanë marrë nga shtetit 1.5 milion dollarë për shërbime që nuk i kanë kryer.

Pra, dy biznesmenët kanë paraqitur në AKBN fatura fiktive për pastrimin e puseve të naftës, dhe me ndihmën e zyrtarëve të këtij institucioni kanë marrë 1. 299.000 dollarë amerikanë. Dëmi në total ndaj shtetit shqiptar është në vlerën e 1.472.766 dollarë.

SKEMA E MASHTRIMIT E ZBARDHUR NGA PROKURORIA:

Shoqëria “Phoenix Petroleum”sh.a. (me drejtues shtetasit Naim Kasa dhe Isuf Berberi) e cila me Marrëveshje Hidrokarbure të miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe të ndjekur për ecurinë e saj nga AKBN, ka shfrytëzuar disa puse nafte.

Me qëllim plotësimin e detyrimeve për Programin Minimal të Punës apo investimeve të detyrueshme për këto puse nafte) dhe në kushtet kur këto investime nuk i ka kryer, kjo shoqëri ka paraqitur në AKBN tetë fatura të falsifikuara për shërbime që realisht nuk i ka përfituar nga kompania amerikane Black Sëan Energy Service. Falsiteti i këtyre faturave është konfirmuar nga autoritetet gjyqësore amerikane dhe vlera totale e tyre është 1.299.000 USD.

Punonjësit e AKBN të arrestuar (shtetasit Denis Durrsi, Qani Hoxhaj, Rezarta Qose) dhe shtetasi në kërkim Klodian Gradeci kanë certifikuar në mënyrë të kundërligjshme punimet e pakryera të pasqyruara në këto fatura si punime të kryera.

Po kështu, punonjësit e administratës tatimore (shtetasit Arben Doda dhe Simon Marku) kanë përpiluar një raport kontrolli në kundërshtim me ligjin duke bërë të mundur kjo administratë të pësojë një dëm ekonomik prej 568.000 USD. Dëmi që ka pësuar në mënyrë të drejtpërdrejtë AKBN nga veprimet ndërligjshme të punonjësve të saj është 1.472.766 USD.

Tags: AKBNKlodian
Previous Post

Modelja shqiptare që merr 1500 euro për një postim në Instagram

Next Post

6 gabimet që nuk duhet t’i bëjë një start-up

admins

admins

Related Posts

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.
Aktualitet

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.

June 19, 2026
Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Next Post
6 gabimet që nuk duhet t’i bëjë një start-up

6 gabimet që nuk duhet t’i bëjë një start-up

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In