Wednesday, February 8, 2023
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Zvicerani prodhon pijen energjike Shqiptare, pothuajse gjith fitimin ia dedikon Kosovës

admins by admins
June 20, 2019
in Kodi I Zi
0 0
A A
0
Zvicerani prodhon pijen energjike Shqiptare, pothuajse gjith fitimin ia dedikon Kosovës
168
SHARES
93
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp

Zvicerani Markus Brun ka vendosur që me pijen e tij të re energjike ”Shqip King” të hyjë në konkurrencën e ashpër të pijeve të këtij lloji në Zvicër. E veçanta e investimit të tij është se ai, një pjesë të fitimit nga shitja do ta derdhë në projekte humanitare në Kosovë, shkruan blick.ch.

Kur Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Stephan Lichtsteiner më 22 qershor 2018 në Kampionatin Botëror të Futbollit në Rusi, në ndeshjen Zvicër-Serbi “bënë shqiponjën” me duar të kryqëzuara, Markus Brun nga Lucerni ishte ndier i mrekulluar para ekranit televiziv, transmeton albinfo.ch. “Kjo është sikur të fitosh një gjashtëshe në loto!”, kishte brohoritur zvicerani 33 vjeçar.

Dhe nuk ishte diçka për t`u habitur, pasi që ky gjest i futbollistëve shpejt mori dhenë. Madje qe zgjedhur dhe gjesti i vitit. Por, arsyeja e gëzimit të tij të papërshkrueshëm ishte diku tjetër: Brun e kishte licencuar tashmë dy muaj më parë, më saktë më 21 prill 2018 logon me shiponjën dklrenore dhe markën “Shqip King”, transmeton albinfo.ch. “E pabesueshme, unë pata me të vërtetë fat!”, shprehet i gëzuar edhe sot Markus Brun.

Rreth festimit me shqiponjën dykrenore është debatuar me javë të tëra, me ide pro dhe kundër. “Por çfarë rastësie”, thotë tani Markus. “Gjithmonë kam pyetur përse shqiptarët nuk kanë një brend të tyrin, kur janë një popull kaq krenar”. Kështu, ai i përvishet punës: shqiponja e vogël me dy krerë bëhet bashkë me demin e madh (simboli i pijeve energjike).

150.000 kanaqet e para me shijen e ëmbël të pijes energjike ai i ka shitur para hyrjes në treg. Së shpejti ajo do të jetë edhe brenda asortimentit zviceran të 30 depove Prodega që janë pjesë e sektorit Transgourmet të Coop-it, shkruan blick.ch. Pija është shërbyer edhe në bare dhe klube të ndryshme, përcjell albinfo.ch. Prodhimi i Shqip King bëhet në Austri. “Ata e njohin punën”, thotë Brun dhe qeshet. Kështu, ai tani është në lojë me konkurrentin e madh, Red Bull-in.

Një pjesë e fitimit, për projekte humanitare në Kosovë

“90 për qind të fitimit do të investohet në rindërtim”, premton Brun. Ai synon të stimulojë nxënësit, të ndërtojë objekte sportive dhe shkolla. “Është koha që më në fund dikush të investojë në regjion”.

Projekti i parë është rindërtimi i plotë i një shkolle në Uglar të Gjilanit, Kosovë. “Ne i zhvillojmë të gjitha punët në mënyrë të drejtpërdrejtë me një firmë atje, në mënyrë që me të vërtetë çdo cent te derdhet aty ku e ka vendin”.

Sekretin e recetës së pijes ai e ruan për vete. Brun tregon vetëm kaq: “ajo ka shije të ngjashme me atë të konkurrencës”. Ai i ka në zhvillim versionet e reja të pijes së tij. Njëra nga kanaqet e ardhshme do të jetë me ngjyrat e Flamurit Shqiptar, kuq e zi, transmeton albinfo.ch. Sigurisht, me pijen e tij Brun synon konsumatorët shqiptarë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.

Më vonë, ndërmarrësi i ri dëshiron të ngrejë një ekip garuesish të makinave sportive dhe kështu të promovojë garuesin e parë shqiptar të makinave i cili duhet të ketë sukses ndërkombëtar, shkruan blick.ch. Kështu, Brun duket se po i “jep gas” punës në kuptimin e plotë të fjalës.

Previous Post

Valdrin Pjetri: Shkodra e lënë në harres, ja se si do t’ja kthej shkëlqimin djepit të kulturës

Next Post

Ronaldo do të arrestohet sapo të shkelë në SHBA

admins

admins

Related Posts

Këto janë 50 sekretet që i fshihte Ismail Qemali
Kodi I Zi

Këto janë 50 sekretet që i fshihte Ismail Qemali

April 3, 2020
Letra sekrete e Britanikëve drejtuar Ali Pashës: Shpall pavarësinë e Shqipërisë, do të mbështesim ushtarakisht
Kodi I Zi

Letra sekrete e Britanikëve drejtuar Ali Pashës: Shpall pavarësinë e Shqipërisë, do të mbështesim ushtarakisht

April 3, 2020
Personazhet VIP që pretendohet se kanë lidhje me Iluminatët
Kodi I Zi

Personazhet VIP që pretendohet se kanë lidhje me Iluminatët

March 26, 2020
Next Post
Ronaldo mban në ankth Juventusin para sfidës në Champions

Ronaldo do të arrestohet sapo të shkelë në SHBA

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In