Rreth 300 milionë euro kursime të kosovarëve në bankat e Serbisë mund të humbasin. Kjo për shkak të refuzimit të shtetit serb për bashkëpunim si dhe neglizhencës së institucioneve të Kosovës.
Sipas aktvendimit të Gjykatës së Strasburgut, shteti i Serbisë duhet t’ua kthejë qytetarëve të Kosovës rreth 300 milionë euro.
Mirëpo, për këtë çështje shteti i Serbisë dhe Banka Qendrore serbe po refuzojnë që të bashkëpunojnë. Të paktën kështu thonë në Bankën Qendrore të Kosovës.
Zëdhënësi i BQK-së, Kushtrim Ahmeti thotë se Guvernatori Mehmeti ka adresuar një shkresë zyrtare tek Guvernatorja e Bankës së Serbisë, me ç’rast janë kërkuar informata të hollësishme rreth kësaj çështjeje, mirëpo siç kanë thënë ata, ende nuk kanë pranuar ndonjë përgjigje.




