Monday, September 14, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Vota e Diasporës: Një e drejtë dhe detyrim ndaj vendit

admins by admins
January 19, 2025
in Aktualitet, Opinione
A A
0
Vota e Diasporës: Një e drejtë dhe detyrim ndaj vendit
0
SHARES
181
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Nga Anxhela Bakiasi

Zgjedhjet janë festa e demokracisë, ku gjithësecili ka të drejtë të marrë pjesë dhe të shënoj kontributin në politik-bërjen dhe drejtimin e vendit. Deri më tani, festa ka qënë e pjesshme, duke mos përfshirë Diasporën Shqiptare.

E drejta Diasporës Shqiptare për të votuar ndihmon procesin demokratik në vend dhe siguron barazi në pjesëmarrje, të dyja thelbësore për rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.  

Me mbi 1.68 milionë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, Diaspora përfaqëson një pjesë të rëndësishme të kombit, që kontribuon jo vetëm ekonomikisht përmes remitancave, por edhe në pasurimin kulturor dhe përfaqësimin e Shqipërisë në podiumet ndërkombëtare.

Pavarësisht kësaj, kjo pjesë e rëndësishme e popullsisë deri më tani nuk ka patur mundësi të ushtrojë të drejtën e votes në vendin e origjinës.

E drejta për të votuar përbën një nga të drejtat themelore të njeriut dhe hapin e parë drejt demokracisë. Ai përfaqëson jo vetëm mundësinë për të kontribuar në zhvillimin e vendit, por edhe një mekanizëm për të mbajtur sa më pranë vendit diasporën e Shqipërisë, duke e inkurajuar që të marrë pjesë në mënyrë aktive në debatin politik.

Për t’a garantuar këtë, pjesëmarrja në zgjedhje, e të gjithë shtetasve pavarësisht se ku ndodhen, është mënyra më e fuqishme për të ndikuar në të ardhmen e vendit dhe për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të tij.

Diaspora shqiptare ka mundësinë të bëjë një hap përtej ndihmës ekonomike dhe të kontribuojë në mënyrë më afatgjatë dhe domethënëse për të ardhmen e vendit, duke rritur presionin dhe pritshmëritë për cdo mandat politik. Kjo mundësi vjen përmes ushtrimit të së drejtës për të votuar.

Vota e diasporës është një akt që i lejon diasporës të marrë pjesë në proceset vendimmarrëse dhe të ndihmojë në formësimin e politikave dhe institucioneve që ndikojnë në zhvillimin e vendit. Për shumë prej tyre, kjo është gjithashtu një mënyrë për të mbajtur gjallë lidhjen me vendin e lindjes dhe për të ndërtuar shpresën për një të ardhme ku mund të kthehen dhe të investojnë.

Përveç të qenit një e drejtë, votimi është edhe një detyrim moral dhe qytetar. Është një përgjegjësi që diaspora ka ndaj vendit, ndaj familjes dhe ndaj vetes. Duke votuar, ata jo vetëm që shprehin vullnetin e tyre për të zgjedhur drejtuesit e vendit, por ndihmojnë Shqipërinë të rritet dhe të zhvillohet në mënyrë më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.

Tani që e drejta për të votuar është e disponueshme për shqiptarët jashtë vendit, është momenti që ata të ushtrojnë këtë të drejtë dhe të regjistrohen për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme.

 Ky është një hap i rëndësishëm për të kontribuar në forcimin e demokracisë dhe për të pasur ndikim në vendimmarrjen që garanton rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Previous Post

Emërohen shefat e komisariateve në drejtoritë vendore

Next Post

530 kredi me zero interes për punonjësit e administratës! Si ndahen për institucionet e kriteret e përzgjedhjes

admins

admins

Related Posts

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.
Aktualitet

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.

June 19, 2026
Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Next Post
530 kredi me zero interes për punonjësit e administratës! Si ndahen për institucionet e kriteret e përzgjedhjes

530 kredi me zero interes për punonjësit e administratës! Si ndahen për institucionet e kriteret e përzgjedhjes

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In