Çdo ditë, përballja me njerëz të ndryshëm sjell rezultatin e dallimit se si mund të jenë vërtetë individët edhe nëse përpiqen të “shtiren “ në kohën e gabuar . Secili prej nesh ka nevojë të vlerësojë dhe të vlerësohet! Por nga kush?! Nga njerëzit më të rëndësishëm që i konsideron pranë vetes si të tillë . Mirënjohja për mirënjohjen është thelbi që duhet të mbizotërojë në aspektin e vlerësimit. Pse duhet ti largoni nga vetja njerëzit që iu sjellin besim dhe qetësinë e duhur?! Pse?! Besoj se nuk do t’a kuptosh kurrë pse-në e përgjigjes, sepse ti ke kufizuar çdo të mirë që mund të kesh pranë vetes. Mbajini sa më afër dhe mos lejoni të largoheni nga mirësia,ngrohtësia dhe përkrahja. E sigurt, që ka shumë pak njerëz që vërtetë dëshirojnë të jenë pranë teje në çdo moment. Çfarë po pret ende?! Akoma nuk e ke kuptuar?! Po venitet nocioni i kohës… REFLEKTO përpara se të PENDOHESH !
Mos e përfshi pendesën në jetën tënde!
Të duash dhe të të duan është dëshira më e fuqishme që tashmë duhet t’a kesh gjithmonë !
Vlerësoje çdo moment sepse asgjë nuk mund të përsëritet!
Jepi kohë LUMTURISË!




