Është vjedhur gjatë natës që lamë pas kasaforta e Drejtorisë së Patentave në Kashar. Alarmin për këtë vjedhje e ka dhënë sanitarja e kësaj Drejtorie, teksa ka njoftuar organet përkatëse këtë mëngjes.
Sipas informacionit paraprak dyshohet se vjedhja është kryer nga dy persona, por që ende nuk janë identifikuar.
Në Drejtorinë e Patentave në Kashar ka zbarkuar policia, e cila po kryen veprimet dhe hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.




