HISTORIK – 73 vjet kinematografi ne Shqiperi 1947 Në bazë të vendimit 160 të Këshillit Ministerjal, me dekret Nr. 314 të ligjit Nr. 422 “Mbi shtetëzimin e kinemave”, krijohet Ndërmarrja Kinematografike Shqiptare, fillimisht si një magazinë ruajtjeje për filmat e grumbulluara nga shtetëzimi i kinemave private. 1970 Arkivi i Filmit u pranua në Federatën Ndërkombëtare të Arkivave të Filmit (FIAF) si anëtare me të drejta të plota.
1952 – 1996 Arkivi funksionoi si një nga degët e Kinostudios “Shqipëria e re”. 1989 – 1991 Fillon ndërtimi i ri i godinës së re të Arkivit, i cili përfundoi në fund të vitit 1990, kur filloi edhe transferimi i fondit. 1992 Krijohet ALBAFILM me Akt Nr. 3, datë 13.02.1992, “Mbi kriteret dhe urdhër i ministrit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për ndarjen e Ndërmarrjes Albafilm-Distribucion nga Kinostudio “Shqipëria e Re” dhe kriteret për zgjedhjen e Këshilit Drejtues në këtë ndërmarrje”.
1997 Me urdhrin Nr. 86, datë 29 prill 1997 të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Gruas, Arkivi i filmit shkëputet nga Albafilm, ish Kinostudio “Shqipëria e re”, merr emërtesën Arkivi Qendror Shtetëror i Filmt (AQSHF) dhe hyn në rradhën e institucioneve të tjera kulturore me përgjegjësinë që krahas librit, pikturës, muzikës e folklorit, shoqëria shqiptare të ruajë dhe të mbrojë edhe veprat kinematografike.
1997 Krijohet Qendra Kombëtare Kinematografike (QKK), institucion i rëndësishëm kombëtar që inkurajon, financon dhe promovon prodhimin kinematografik në Shqipëri përmes administrimit të fondeve publike. QKK mundëson zhvillimin e industrisë së filmit në vendin tonë. 2000 Ndërtohet në AQSHF “Salla 2000” kinema me 80 vende, me misionin e përhapjes së kulturës filmike dhe promovimit të fondit filmik të AQSHF-së. 2017 Fillon shfaqjet e rregullta sezonale Kinemateka Shqiptare; çdo të premte, projeksione në 35mm me subtitra në anglisht -programacion i kuruar me synim edukimin e publikut, vendas apo të huaj, përmes kulturës filmike.




