Saturday, September 19, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Vaçe Zela, zëri që fitoi 11 herë Festivalin e TVSH-së

admins by admins
December 17, 2019
in Aktualitet, Kronikë
A A
1
Vaçe Zela, zëri që fitoi 11 herë Festivalin e TVSH-së
434
SHARES
4
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Nëse ka një emër që nuk do të vdesë kurrë dhe ka shënuar histori dhe epokë në muzikën shqiptare, është Vaçe Zela.

Derisa në pak ditë po i afrohemi Festivalit të TVSH-së, i cili sivjet shënon edicionin e 58-të, duhet të kujtojmë se emri i madh legjendar shqiptar e ka fituar festivalin plot 11 herë. Ky është rekordi që Vaçe Zela e mbanë në këtë festival të njohur.

Në vitin e parë të mbajtjes së festivalit, në vitin 1962, Zela fiton festivalin me këngën “Fëmija i parë”.

Dy vite më pas, Vaçe Zela e fiton festivalin me dy këngë. Bashkëpunimet e saj me Nikolin Gjergjin dhe Klotilda Shantojën i sjellin asaj fitore të dyfishtë, duke u bërë këngëtarja e vetme që ka fituar festivalin me dy këngë së bashku.

Në vitin 1966, Zela prapë triumfon në festivalin që mos të harrojmë se në këto vite ka qenë i ndjekur gjithandej ndër shqiptarë, me interes të madh. Me këngën “Shqiponja e lirë”, Vaçe Zela shënon fitoren e katërt.

https://www.youtube.com/watch?v=ZKFGk2yOL9c&feature=emb_logo

Më pas, në vitin 1967 dhe 1968, Vaçe Zela shpërthen e nuk ka të ndalur. Në vitin 1967 ajo e fiton festivalin me bashkëpunimin e saj me Gaqo Çakon, ndërsa në vitin pasues me Ramiz Kovaçin, shkruan KultPlus.

Në vitin 1970, me këngën “Mesnatë”, Vaçe Zela fitoi përsëri, kësaj here bashkë me Liljana Kondakçin.

https://www.youtube.com/watch?list=PLxsIbwbCE8zLE-xfUi3N7QNH-dyqD1R-L&v=PELay7H9sn8&feature=emb_logo

Do të pushonte tri vite, që fitoren ta merrte dikush tjetër, por festivalit Vaçja i rikthehet në vitin 1973 kur fiton prapë, kësaj here me këngën “Gjurmët e arta”.

Në vitin 1976, fitoren e nëntë me radhë në festival Zela e merr me këngën “Nënë moj do pres gërshetin”. Vitin tjetër fiton me këngën “Gonxhe në pemën e lirisë”.

Fitoren e fundit në festival, të njëmbëdhjetën me radhë, Vaçe Zela e arrin në vitin 1980 me këngën “Shoqet tona ilegale”, në bashkpëunim me Myfarete Lazen.

Festivalin e TVSH-së ndër vite e kanë fituar edhe plot emra të tjerë, por asnjë kaq me sukses sa Vaçe Zela. Tonin Tërshana e ka fituar festivalin katër herë, që është rekordi tjetër pas Vaçes.

Vaçja fitoi famë gjatë epokës komuniste dhe iu dha titulli Artist i Merituar në vitin 1973 dhe Artist i Popullit në vitin 1977. Vaçe Zela është larguar përfundimisht prej skenës në vitin 1992. Ajo ishte e martuar me Pjetër Rodiqin dhe së bashku ata kanë vajzën Irma. Që nga viti 2002 Zela ka jetuar me burrin e saj në Bazel të Zvicrës, për të marrë kujdes më të mirë shëndetësor.

Për nder të këngëtares, viti 2009 u shpall nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si “Viti Vaçe Zela”. Së fundi, edhe një rrugë në Tiranë mban emrin e saj.

Këtë javë mbahet edicioni i radhës i Festivalit të TVSH-së, që njihet edhe me emrin Festivali i Fundvitit apo Festivali i Dhjetorit. 20 këngë konkurrojnë për të fituar në natën finale me 22 dhjetor. Burimi/ KultPlus.com

Previous Post

Dosja/ Hotel “Miramare” u legalizua nga një ekspert që kishte vdekur 5 vjet më parë

Next Post

Videoklipi ikonik për “Last Christmas” tani mund të shikohet në rezolucion 4K

admins

admins

Related Posts

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.
Aktualitet

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.

June 19, 2026
Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Next Post
Videoklipi ikonik për “Last Christmas” tani mund të shikohet në rezolucion 4K

Videoklipi ikonik për “Last Christmas” tani mund të shikohet në rezolucion 4K

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In