“Unë këtë e bëra kastile”- ka qenë fjalia dhe trendi më viral i momentit në rrjetet sociale dhe sidomos në TikTok ku janë krijuar me mijëra video me këtë.




Bëhet fjalë për një video të trajnerit të jogës, Klodian Murati, i cili teksa ishte i ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit po demonstronte disa pozicione të jogës dhe një moment u rrëz ua. Mirëpo, ai shprehet se “Unë atë e bëra kastile”, duke dashur t’i shpëtojë situatë. Por, pa sukses pasi nuk u desh shumë kohë dhe sidomos në TikTok u rikrijuan mjaft video duke përdour soundin e tij.
I ftuar në “Live from Tirana” ‘fenomeni’ i momentit i rrjeteve sociale, foli rreth kësaj skene. Ai insiston se u rrëzua kastile për tu treguar njerëzve se nuk duhet të dorëzohen por të tentojnë dhe ringrihen nëse rrëzohen.




“Kush e ka parë emisionin live e ka parë që unë para se ta bëja këtë ushtrim e parapriva dhe thash që këtë gjë e kam të lidhur me filozofinë e jetës. Pra unë u rrëzova, e bëra kastile për t’i treguar njerëzve që edhe nëse rrëzohesh nuk duhet të dorëzohesh, por të ringrihesh edhe të tentosh. E bëra për të treguar se në jetë nuk ka dështim, ka vetëm rezultate. Në qëndrimin e dytë pastaj nuk u rrëzova. Kishte disa që thonin ‘ti e vendose dorën të kërbishtja’. Mua thjesht më ra mikrofoni dhe kur e pash videon dukej sikur kisha vendosur dorën tek kërbishtja sepse isha dëmtuar por që jo nuk ishte kështu.”
Tredit i janë bashkuar edhe shumë personazhe publike. Pasi pa se kënga e tij dhe Loredanës është e dyta ‘on trending’ në Britani dhe ‘top 5’ në shumë vende të tjera, Noizy ka shpërndarë një video ku thotë: “Unë atë e bëra kastile”.https://streamja.com/embed/gXy1w
Listës nuk mund t’i mungonte aktori i humorit Olsi Bylyku i cili ndau me ndjekësit një video ku rrëzohej nga një karrige.https://streamja.com/embed/pMWOX
Kiara Tito publikoi një moment “funny” gjatë ditëlindjes së saj, ku teksa është duke kërcyer, rrëzohet në tokë dhe përdori pikërisht audion virale.https://streamja.com/embed/3z15b
Edhe Donald Veshaj publikoi një video ku përpl aste “kastile” kokën në derën e korridorit.https://streamja.com/embed/bwoWg