Thursday, March 23, 2023
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Tregu valutor/ Dollari në nivelin më të lartë që prej 2 vitesh, rritet dhe euro

admins by admins
October 2, 2019
in Aktualitet
0 0
A A
0
Tregu valutor/ Dollari në nivelin më të lartë që prej 2 vitesh, rritet dhe euro
7
SHARES
58
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp

Dollari amerikan është forcuar ndjeshëm në tregun e brendshëm. Sipas të dhënave nga kursi zyrtar i Bankës së Shqipërisë sot një dollar këmbehej në treg me një çmim mesatar prej 112.15 lekë. Në gjashtë ditët e fundit kalendarike, monedha e gjelbër është forcuar përkundrejt lekut me 1.66 pikë. Sipas të dhënave historike ky është niveli më i lartë që prej 20 dhjetorit të vitit 2017. Ndërkohë që nivelin më të ulët gjatë kësaj periudhe e arriti 17 Prill të 2018-s, kur u këmbye në nivelin 104.31 lekësh.

Sipas ekspertëve të këmbimit valutor, niveli i këmbimit i dollarit është reflektim i forcimit të tij në tregjet ndërkombëtare. Aktualisht euro po këmbehet në tregjet ndërkombëtare në nivelin më të ulët të 12 muajve të fundit.

Edhe euro ka vijuar të fitojë terren ndaj lekut edhe gjatë ditës së sotme. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro u këmbyer me 122.37 lekë, apo rreth 0.23 pikë më shumë se një ditë më parë.  Gjatë kësaj javë, euro është forcuar me gati gjysmë pike në raport me lekun.

Ekspertët argumentojnë se tregu i këmbimit valutor në Shqipëri përcaktohet nëpërmjet raportit të këmbimit të euros me lekun. Këmbimi midis monedhës së përbashkët dhe lekut vendas në përgjithësi është reflektim i faktorëve të brendshëm të tregut, ndërsa niveli i këmbimit të monedha të tjera më lekut janë reflektim i kursit të kryqëzuar.  Në tregjet ndërkombëtare një euro po këmbehet me 1.09 dollarë.

Ndonëse, euro po luhatet në nivelet më të ulëta të vitit në tregjet ndërkombëtare, në tregun vendas ka filluar të rikuperojë pikë ndaj lekut.

Ekspertët sqarojnë se me përfundimin e efekteve sezonale, me prurjet e shtuara nga turistët dhe emigrantet, euro po tenton të kthehet në nivelin e mëparshëm. Situata në tregun vendas paraqitet e qetë, ndonëse aktorët kryesorë në tregun e këmbimit valutorë thonë se aktualisht dy banka të nivelit të dytë po bëjnë konvertim kapitali, me qëllim të transferimit në bankat mëma.

Aktorët presin që në periudhat në vijim volumet e këmbimit do të jenë tepërt të ulëta. Sipas tyre muaji tetor dhe gjysma e muajit nëntor, historikisht, janë konsideruar si muaj të vdekur për sa i përket volumeve tregtare dhe parasë në qarkullim.

Previous Post

Tregtari i Venedikut përballë Tregtarit të Kushtetutës

Next Post

Mbi 57 milionë euro në dispozicion të fermerëve në thirrjen e dytë

admins

admins

Related Posts

Rama njofton “pakon” e dytë të ndihmës, ja kategoritë që do të përfitojnë
Aktualitet

Rama njofton “pakon” e dytë të ndihmës, ja kategoritë që do të përfitojnë

January 30, 2023
Premtimi për “Pakon e Madhe”, Rama: Punonjësit e Policisë së Shtetit e morën bonusin, mbështetje për vështirësitë në familje
Aktualitet

Premtimi për “Pakon e Madhe”, Rama: Punonjësit e Policisë së Shtetit e morën bonusin, mbështetje për vështirësitë në familje

January 14, 2023
Gazetari: Alda Klosi denoncoi vjedhjen e bizhuterive, jo të parave
Aktualitet

Gazetari: Alda Klosi denoncoi vjedhjen e bizhuterive, jo të parave

January 10, 2023
Next Post
Mbi 57 milionë euro në dispozicion të fermerëve në thirrjen e dytë

Mbi 57 milionë euro në dispozicion të fermerëve në thirrjen e dytë

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In