Paniku ka pushtuar fshatin Ushtelenxë të Dibrës ku sipas dëshmive nga banorët e zonës persona me maska o tentojnë të vjedhin fëmijë e tyre.
Sipas tyre ngjarja ka ndodhur para 5 ditësh, dhe banorët janë shprehur për se janë qenë persona me maska ata që kanë tentuar që të rrëmbejnë fëmijët të cilët kanë qenë duke luajtur. Një prej fëmijëve shprehet se kanë dashur që të rrëmbejnë motrën e tij, ndërsa shton se kur ka shkuar në shtëpi, ua ka thënë të gjitha prindërve të tij.
Një i mitur ka deklaruar:
“Erdhi një makinë pa targa dhe me maskë, erdhën me makina të zeza dhe blu, nuk lexonte as policia dhe asnjë gjë, donin që të vidhshin motrën time që është aty, kur shkuam të shtëpia u thamë prindërve.”
Ndërkohë që një prej banorëve të rritur thotë se personat që u kanë ardhur në fshat kanë qenë me maska dhe me armë. Ata thonë se Policia nuk u ka marrë deklaratën, ndërsa shtojnë se fëmijët janë të terrorizuar dhe kanë frikë që të dalin për të luajtur në lagje.
Një tjetër banor është shprehur:
“Po mundohemi me ca miq të mi që të gjejmë se kush janë këta persona, policia nuk na mori deklaratë, na tha që ta mbyllnim këtë punë. Fëmijët nuk dalin nga shtëpia nga frika. Fëmijët janë 8-9 vjeç, dhe thonë se ata persona kanë qenë me pistoleta, ne menduam që kanë qenë grabitës, ndërkohë që policet zgërdhiheshin kur iu thamë. Si mund të vijnë persona pa targa në fshat, kanë qenë me maska, të vinë dhe të na thon kush janë.”
Sakaq deri tani nuk ka asnjë njoftim nga ana e policisë për këtë ngjarje që ka ngjalkur frikë e ankth në Dibër.




