MEMORIALI NË NDERIM TË SHPËTIMIT TË HEBRENJVE NË SHQIPËRI
Shqipëria është një nga të paktat vende që gjatë luftës së Dytë Botërore u hapi derën hebrenjve që ndiqeshin nga nazistët. Por, ndërsa të gjithë hebrenjtë e ardhur në Shqipëri mundën t’i shpëtojnë Holokaustit, miliona të tjerë në Europën e pushtuar humbën jetën dhe pronat e tyre.
Ndaj në kujtim të atyre hebrenjve që humbën jetën në Europën e atyre viteve të errëta dhe në nderim të atyre qytetarëve shqiptar që hapën shtëpitë e tyre të varfra për ti strehuar dhe mbrojtur, Tirana ka një memorial dinjitoz në Kodrat e Parkut të Madh të Liqenit Artificial.




