Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike përmes një njoftimi në facebook ka njoftuar se nesër dhe pasnesër do të ketë stakime të energjisë elektrike në kryeqytet.
OSHEE bën me dije se në nënstacionin Ndroq dhe në fiderin A3 të kabinës së Medresesë, në datat 2-3 qershor do të ndërprerje të energjisë.
Energjia elektrike do të ndërpritet nga ora 09:00 deri në 15:00 dhe pa drita do të mbeten zonat e Ndroq, Pinet, Zhurje në datën 2 qershor dhe pjesërisht “Rruga e Dibrës” tek Medreseja në datën 3 qershor.
Njoftim për abonentët ne Tiranë
Stakim, 2-3 qershor
Për shkak të remontit të planifikuar në NST Ndroq dhe në fiderin A3 të kabinës së Medresesë, në datat 2-3 qershor do të stakohet energjia në intervalin kohor 09:00-15:00.
Pa energji do të mbeten këto zona në Tiranë
2 qershor
Ndroq, Pinet, Zhurje
3 qershor
Pjesërisht “Rruga e Dibrës” tek Medreseja




