Kampionët e Shqipërisë ikin me kokën lart nga Liga e Kampionëve. Tirana bëri sot një ndeshje të madhe përballë Crvena Zvezdës, por fati iu buzëqeshi serbëve që dolën fitues me shifrat 0-1 nga stadiumi “Air Albania”.
Bardheblutë e Egbosë shfaqën grintë dhe dëshirë për të shënuar, por qenë të pafat në të gjitha goditjet në portën kundërshtare.
Pjesa e dyta
Tirana është ndëshkuar në momentin e saj më të mirë.
Crvena Zvezda ka gjetur golin e epërsisë në minutën e 61′, pas disa aksioneve të furishme të bardhebluve që ishin pranë golit. Ka qenë Tomane që ka shënuar me kokë brenda zonës, duke mposhtur Ilion Likës.
Më herët bardheblutë kanë qenë fare pranë golit. Shtylla i mohoi një gol të sigurt Muçit, pasi topi ishte përplasur më parë me portierin.
Pjesa e parë
Në minutën e 31′ në një goditje dënimi Hoxhallari lëshoi një predhë nga goditja e dënimit, duke e vënë në vështirësi portierin serb që grushtoi topin duke e dërguar në këndore.
Në minutën e 19′ ishte Ernest Muçi që na dha iluzionin e golit, pasi topi i goditur prej tij në hyrje të zonës përfundoi ngjitur me shtyllën.
Rasti tjetër i mirë për Tiranën ishte me Kale në minutën e 25′ që provoi me një gjuajtje nga distanca, por topi u ndal nga portieri kundërshtar.
Fillimi ishte më i mirë për Yllin e Kuq të Beogradit, ku deri në minutën e 10-të u shfaq frikshëm përballë portës së Likës, duke vënë në panik prapavijën bardheblu.
Por në minutat në vazhdim Tirana u “zgjua” duke qarkulluar mirë topin dhe dalë furshëm në kundërsulme të shpejta në fushën kundërshtare.




