Ambasada shqiptare në Ankara i bën thirrje shtetasve shqiptarë që gjenden në zonën e goditur nga tërmeti i fortë sot, të transferohen në një vend të sigurt.
Ambasada njofton se ka vendosur në dispozicion edhe një numër telefoni për raste emergjence.
“Një tërmet i fortë ka goditur Turqinë perëndimore,pranë zonës së Izmirit. Ambasada shqiptare në Ankara i bën thirrje shtetasve shqiptarë të gjendur në zonë të transferohen në një zonë të sigurt dhe ka vendosur në dispozicion numrin e telefonit +90 5495611985 për rast emergjence”, shkruan në Twitter ambasada shqiptare në Ankara.




