Tuesday, April 14, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Telekom Albania tashmë zyrtarisht me drejtues të rinj

admins by admins
May 8, 2019
in Aktualitet
A A
0
Telekom Albania tashmë zyrtarisht me drejtues të rinj
9
SHARES
4
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Kompania Telekom Albania nis sot një fazë të re në udhëtimin e saj për t’u shndërruar në operatorin më të preferuar dhe më të besuar në tregun shqiptar. Pronësia e kompanisë është transferuar plotësisht nga Grupi OTE (Pjesë e Grupit Deutsche Telekom) tek Albania Telecom Invest (“ATI”), e cila përfaqëson një grup investitorësh të njohur. ATI drejtohet nga Z. Spas Roussev, aksioneri kryesor i Vivacom, operatorit më të madh të pavarur të telekomunikacionit në Europën Juglindore, si edhe nga Z. Elvin Guri, investitor shqiptaro-bullgar.

“Ne vlerësojmë dhe çmojmë atë çfarë Telekom Albania ka arritur ndër vite, duke i paraprirë zhvillimit të telefonisë së lëvizshme dhe teknologjisë në vend”, deklaron Z. Spas Rusev. “Ndërkohë, ne jemi të vendosur, – vijon ai, – të bëjmë investime të konsiderueshme, në mënyrë që Telekom Albania të bëhet operatori kryesor në Shqipëri dhe një prej kompanive më të suksesshme të telekomunikacionit në rajon”.

“Telekom Albania do të rrisë më tej angazhimin e saj për të sjellë në tregun shqiptar risi teknologjike të cilat do t’u shërbejnë individëve dhe bizneseve shqiptare”, u shpreh
Z. Elvin Guri. “Madje çfarë është më e rëndësishme për mua personalisht, – thekson ai, – ne do të përpiqemi të rrisim në maksimum kontributin ndaj shoqërisë duke e bërë Telekom mjedisin më të mirë të punës në Shqipëri”.

Kompania do të drejtohet nga zoti Emil Georgakiev, në pozicionin e Drejtorit Ekzekutiv të Telekom Albania. Ai vjen me përvojë dhe njohuri të gjera në sektorin e telekomunikacionit, duke qenë prej më shumë se dhjetë vitesh pjesë e ekipit drejtues të kompanisë bullgare të telekomunikacionit Vivacom.

“Telekom Albania do të ofrojë produkte dhe shërbime të reja që do t’i plotësojnë më mirë nevojat e klientëve” garanton Z. Georgakiev. “Ndërkohë, ne do të mbështetemi kryesisht tek ekspertiza dhe aftësitë që zotërojnë punonjësit e kompanisë për të mbyllur me sukses periudhën e ndryshimit, dhe për të arritur objektivin tonë për të qenë operatori më i mirë në treg,” vijoi ai.

Telekom Albania do të vazhdojë të ketë në fokus risitë teknologjike duke ofruar produkte dhe shërbime të shkëlqyera në treg, si dhe duke mbështetur në të njëjtën kohë çdo projekt që përmirëson jetën e qytetarëve shqiptarë. Kompania do të vazhdojë gjithashtu të ruajë bashkëpunimin e mirë me të gjithë partnerët dhe furnitorët e saj.

Previous Post

U arrestua për mashtrimin në zvicër, lirohet Loredana

Next Post

Basha lë nam në videon live, filmon militantet do të..

admins

admins

Related Posts

Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë
Aktualitet

Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë

February 11, 2026
Trump fton Ramën të jetë pjesë e Bordit të Paqes për administrimin e Gazës!
Aktualitet

Trump fton Ramën të jetë pjesë e Bordit të Paqes për administrimin e Gazës!

January 17, 2026
Tarifa të reja për sigurimin e makinës! Nga mosha te qarku i regjistrimit, kush paguan më shumë dhe kush përfiton ulje
Aktualitet

Tarifa të reja për sigurimin e makinës! Nga mosha te qarku i regjistrimit, kush paguan më shumë dhe kush përfiton ulje

January 13, 2026
Next Post
Basha lë nam në videon live, filmon militantet do të..

Basha lë nam në videon live, filmon militantet do të..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In