Dëmtimi i takon të kaluarës.
Luka Modric ka kryer një tjetër stërvitje me ekipin të enjten në mëngjes.
34-vjeçari, që u dëmtua në fillim të tetorit me Kroacinë, ka lënë prapa shqetësimet, ai është gati për lojë.
Luka pritet të jetë titullar të mërkurën kur Real Madridi të presë në Bernabeu skuadrën e Leganes, derisa s’do të zhvillojë ndeshje këtë vikend, pasi është shtyrë zyrtarisht ndeshja që ishte paraparë të zhvillohet me Barcelonën.
Luka ka vuajtur shumë nga dëmtimet këtë edicion, çka ka bërë që të paraqitet vetëm pesë herë me Los Blancos, ka shënuar një gol, dhe atë në la Liga.




