SIDNEY– Eklipsi i parë total i hënës në dy vjet, do të ndodhë në të njëjtën kohë në të cilën hëna është në pikën më të afërt me tokën. Hënë e Gjakut” është gati të shihet në brigjet perëndimore të Shteteve të Bashkuara, si dhe Alaska, Hawaii, Australia, ‘Azia Lindore dhe rreth e përqark Paqësorit.
Një “Hënë e Gjakut” është gati të shihet në brigjet perëndimore të Shteteve të Bashkuara, si dhe Alaska, Hawaii, Australia, ‘Azia Lindore dhe rreth e përqark Paqësorit. Mediat e huaja shkruajnë se eklipsi i parë i plotë është cilësuar si një ngjarje e madhe për shkencën.
Eklipsi Total i Hënës së gjakut zgjasë vetëm 15 minuta duke e bërë atë të dytin më të shkurtër të shekullit 21. Eventi do të regjistrohet mes orës 23:11 minuta në Sidney dhe para agimit në Los Angeles, kur hëna do të jetë plotësisht nën hijen e tokës.
Ndryshe nga eklipsi diellor, fenomeni do të jetë i dukshëm me sy të lirë.




