Në studion e emisionit “E Diell” në një nga puntatat ku ka qënë i ftuar aktori Koço Devole. Përpos të gjitha telekomedive, vitet e fundit Koçon e kemi parë të eksperimentojë dhe në filma, ndër to mund të përmendin filmin “Dy Gisht Mjaltë”, në të cilën ka luajtur rolin e babait të këngëtares, Elvana Gjata.
I pyetur nga gazetari Ervin Kurti, mbi skenën më të vështirë që kanë hasur gjatë xhirimeve, Koço i është përgjigjur se ka qenë e qara e Elvana Gjatës, teksa u nda nga partneri Vini, (në film rol i interpretuar nga Ermal Mamaqi). Mirëpo për ta bërë për të qarë Elvanën, Koço ka thënë se ndezi një cigare dhe nisi të shfrynte në drejtim të fytyrës së saj, derisa i rrodhën lotët.
“Ajo ka qenë një skenë e vështirë sepse ajo mezi qante. Ajo thoshte s’më dalin lotët. Koço Gjeti cigare dhe i thotë Ermalit, ndiz cigaren, e ndezin të dy dhe i fryjnë në sy. I dolën lotët dhe hyri skena më në fund”, ështe shprehur Koço.




