Friday, September 18, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Shtatë arsye pse divorci është më mirë sesa një martesë jo e shëndetshme

admins by admins
June 2, 2020
in LifeStyle, Psikologji
A A
0
Shtatë arsye pse divorci është më mirë sesa një martesë jo e shëndetshme
26
SHARES
4
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Kur martohemi, ndihemi plotësisht të sigurt që më në fund kemi arritur të gjejmë “atë”, të duhurin! Por, për fat të keq, statistikat tregojnë rezultate shumë të ndryshme…Rreth një në katër martesa përfundon në divorc

Edhe pse ndonjëherë është e vështirë të pranosh që nuk funksionon, nuk duhet të shqetësohesh, sepse ka shumë gjëra të mira që një divorc mund të sjellë në jetën tënde.

Më mirë një divorc i dhimbshëm, se një martesë e keqe apo jo?

1. Ju mund t’i kushtoni energjinë tuaj rritjes suaj personale

Nëse qëndroni në një martesë jo të shëndetshme për një kohë të gjatë, mirëqenia juaj emocionale është gjithmonë në rrezik. Kjo dhimbje mpirëse mund t’ju japë ndjenjën se keni filluar të humbni veten.

A ju kujtohet hobi juaj i vjetër apo gjërat që dikur ju sillnin kënaqësi? Nëse përgjigjet tuaja janë “JO”, ndoshta është koha për të bërë disa ndryshime në jetën tuaj personale.

2. Do të keni një shans më të mirë për të gjetur të duhurin

Kur jeni të martuar, në mënyrë të pandërgjegjshme përpiqeni të qëndroni larg seksit të kundërt, në mënyrë që të mos e bëni partnerin tuaj xheloz. Në këtë mënyrë, ju mungojnë shumë mundësi dhe njerëz të shkëlqyeshëm me të cilët mund të bëni miqësi.

Nëse mendoni se martesa juaj është bërë mbytëse, një divorc mund t’ju ndihmojë të pastroni rrugën për të gjetur partnerin e duhur në të ardhmen.

3. Do të ndjeheni më të lumtura

Kur dilni nga një martesë e keqe, mund të humbni një bashkëshort, por në të vërtetë fitoni lumturinë.

Jeta është shumë e shkurtër për ta humbur atë te njerëzit kontradiktorë dhe në marrëdhënie jo të shëndetshme. Dhe nëse mendoni se martesa juaj po ju bën të ndjeheni të paplotësuar dhe të pakënaqur, është përfundimisht koha të largoheni.

4. Edhe fëmijët tuaj do të jenë më të lumtur

Shumë çifte e kuptojnë që janë të pakënaqur dhe prapë vendosin të qëndrojnë të martuar “për hir të fëmijëve”. Por kjo është një ide me të vërtetë e keqe.

Fëmijët mund të dëgjojnë argumentet tuaja dhe vazhdimisht mund të ndjehen të stresuar nga tensioni në martesën tuaj të pakënaqur. Madje, ata mund të krijojnë një ide të gabuar rreth asaj se çfarë është një marrëdhënie e shëndetshme, gjë që mund të çojë në probleme të mëdha në jetën e tyre personale në të ardhmen.

5. Shëndeti juaj mund të përmirësohet

Shumica e njerëzve besojnë se martesa mund të forcojë shëndetin tuaj, por në rastin e një martese të keqe kjo nuk funksionon fare. Përkundrazi, një martesë e pakënaqur, e mbështjellë nga konflikti mund të jetë më e keqe për ju, sa e shëndetshme.

Studimet konfirmojnë që të jetosh në një shtëpi me konflikte mund të jetë po aq e dëmshme fizikisht sa pirja e tepërt e duhanit ose stresi në punë. Pra, nëse ende nuk jeni ndarë me burrin tuaj që nuk është “gjysma jote më e mirë”, mbani mend se keni një rrezik të shtuar për sëmundje të zemrës, kancer, artrit, diabet dhe një sistem imunitar më të dobët.

6. Do filloni të dukeni më mirë

Edhe nëse nuk keni ndërmend të ndiqni një dietë ose të bëni botoks pas divorcit, prapë mund të vini re disa ndryshime të papritura në pamjen tuaj.

Shumë njerëz pranojnë se ata u transformuan me forcë nga brenda sepse filluan të ndjehen më mirë dhe më të gjallë, sidomos pas ndarjes…

7. Pse jo, mund të keni një pension më të lartë

Rrallëherë shpëtojmë nga një martesë pa shpenzime. Sidoqoftë, një divorc në të vërtetë mund të jetë i dobishëm financiarisht për ju në planin afatgjatë.

Disa studime dëshmojnë se gratë e divorcuara që nuk martohen përsëri shpesh kalojnë një pleqëri më të mirë. Pas një divorci, ato zakonisht përqendrohen në karrierën e tyre dhe punojnë më shumë orë sesa dikur. Të gjitha këto rezultojnë në fitime më të larta, çka i ndihmon gratë të japin kontribute më të mëdha në llogaritë e pensionit. /Bright Side

Previous Post

Kurrë mos u marto me një mashkull, që nuk respekton nënën e vet! 30 Thënie për tu mbajtur “Vath në Vesh”!

Next Post

Del dokumenti sekret, OBSH akuzon Kinën për përhapjen masive të koronavirusit

admins

admins

Related Posts

Pse njerëzit ndihen më të vetmuar në epokën e rrjeteve sociale?
LifeStyle

Pse njerëzit ndihen më të vetmuar në epokën e rrjeteve sociale?

February 17, 2025
9 zakonet e njerëzve pozitivë dhe gjërat që ata bëjnë ndryshe
LifeStyle

9 zakonet e njerëzve pozitivë dhe gjërat që ata bëjnë ndryshe

September 11, 2024
Horoskopi  11 shkurt 2024
Horoskopi

Horoskopi 2 Shtator 2024

September 2, 2024
Next Post
“Corriere della Sera”: Pse Shqipëria kishte më pak viktima nga COVID-19?

Del dokumenti sekret, OBSH akuzon Kinën për përhapjen masive të koronavirusit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In