Friday, September 18, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Shqiptarët paguan 215 milion euro përmes kartave bankare brenda një viti

admins by admins
February 25, 2020
in Aktualitet
A A
27
Shqiptarët paguan 215 milion euro përmes kartave bankare brenda një viti
26
SHARES
6
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Vitin e kaluar, shqiptarët kryen pagesa me karta bankare në vlerën e 26.2 miliardë lekëve ose rreth 215 milionë eurove.

Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se pagesat me kartë regjistruan një rritje vjetore me 23 për qind. Rritja është akoma më e lartë, e llogaritur si numër transaksionesh. Nga 3.6 milionë për vitin 2017, numri i pagesave me kartë arriti në afërsisht pesë milionë në vitin 2019.

Përdorimi i kartave bankare është një tregues mjaft domethënës, po të kemi parasysh problemin e përdorimit tejet të lartë të parasë cash që ka ekonomia shqiptare.

Përdorimi kartës për të tërhequr para vazhdon të dominojë, çka është e kuptueshme për një ekonomi me përdorim të lartë të parasë cash, si ajo shqiptare. Vitin e kaluar, u kryen rreth 16.5 milionë tërheqje nga bankomatet, për një vlerë të përgjithshme prej 196 miliardë lekësh ose afro 1.6 miliard euro, transmeton Scan.

Megjithatë, mënyra sesi shqiptarët po i përdorin kartat tregon një zhvendosje drejt transaksioneve jo me para të gatshme. Kështu, për vitin 2018 pagesat përmes terminaleve POS përbënin 9.7 për qind të totalit të veprimeve me kartë, ndërsa vitin e kaluar ato arritën në 11.4 për qind.

Pavarësisht nga kjo, tregu ka një tendencë pozitive në drejtim të rritjes së pagesave jo me para të gatshme. Kjo duket nga rritja e pagesave elektronike, por edhe numri i kartave të kreditit, që janë një instrument që përdoret kryesisht në funksion të pagesave jo cash.

Në fund të vitit të kaluar, bankat shqiptare kishin pothuajse 114 mijë karta krediti aktive, në rritje vjetore me rreth 8 për qind. Në total, numri i kartave ka arritur në rreth 1.2 milion, ku pjesa më e madhe janë karta debiti, të lidhura me llogaritë rrjedhëse të individëve.

Tags: onlinepagesapaguan
Previous Post

Edi Rama mbërrin në Moskë, zbulohet arsyeja e vizitës

Next Post

Video-mesazhi i Ramës: S’ka vend për panik, shmangni broçkullat për koronavirusin

admins

admins

Related Posts

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.
Aktualitet

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.

June 19, 2026
Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Next Post
Video-mesazhi i Ramës: S’ka vend për panik, shmangni broçkullat për koronavirusin

Video-mesazhi i Ramës: S’ka vend për panik, shmangni broçkullat për koronavirusin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In