Kleis Bozhanaj është lojtari më i ri i Napolit. Sulmuesi shqiptar ka bërë hapin e madh në karrierë duke kaluar nga Empoli te të rinjtë e Napolit.
Futbollisti i Kombëtares U-19 të Shqipërisë do të bashkohet me të rinjt e Napolit dhe shihet si një talent premtues për të ardhmen, transmeton newsport.
Pas Hysajt e Rrahmanit, Napoli afron një tjetër shqiptar duke u kthyer kështu në një “koloni” të vogël me futbollistë shqiptarë. Bozhanaj do të trasnferohet në formë huazimi dhe në fund të sezonit do të ketë të drejtën e blerjes. Këtë sezon sulmuesi ka luajtur në 10 ndeshje me të rinjtë e Empolit dhe ka shënuar një gol.