Thursday, September 17, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Shqipëria kontrast të thellë me Kosovën për mbrojtjen e të drejtave të njeriut gjatë pandemisë

admins by admins
April 7, 2020
in Aktualitet, Kronikë
A A
0
Shqipëria kontrast të thellë me Kosovën për mbrojtjen e të drejtave të njeriut gjatë pandemisë
0
SHARES
7
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Për të përballuar krizën e koronavirusit, qeveria shqiptare ka miratuar 12 akte normative me fuqinë e ligjit, 22 vendime të Këshillit të Ministrave, 13 urdhëra të Ministrit të Shëndetësisë dhe 5 vendime të Komitetit Ndërministror të Emergjencave.

Në total 52 akte ligjore dhe nënligjore, të botuara në 23 Fletore Zyrtare, për 24 ditë, nga 9 Mars deri më 2 Prill.

Një numër kaq i madh aktesh, në një kohë kaq të shkurtër, krijon shqetësime të arsyeshme nëse janë në përputhje me Kushtetutën dhe Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Këtë vlerësim do të duhej ta bëntë Gjykata Kushtetuese, por ajo nuk funksionin prej dy vitesh. Situata bëhet më shqetësuese po të merret parasysh se asnjë prej akteve normative të nxjera nga Qeveria, nuk është miratuar nga Kuvendi, siç kërkohet nga Kushtetuta.

Të gjitha këto akte përmbajnë kufizime të rëndësishme për të paktën 11 prej të drejtave dhe lirive të parashikuara në Kushtetutë dhe Konventën Evropiane. Konkretisht, lirinë e veprimtarisë ekonomike (neni 11), barazinë përpara ligjit (neni 18), lirinë e medias (neni 22), lirinë fetare (neni 22), lirinë e lëvizjes (neni 38), të drejtën e pronës (neni 41), aksesin në gjykatë (neni 42), të drejtën e ankimit (neni 43), lirinë e tubimit (neni 47), të drejtën për punë (neni 49) dhe të drejtën për t’u arsimuar (neni 57).

Në këtë kuptim, vlerësimi i pajtueshmërisë me Kushtetutën do të ishte me shumë interes për garantimin e të drejtave dhe lirive themelore. Neni 17 i Kushtetutës përcakton qartë se të drejtat dhe liritë nuk mund të kufizohen nëse nuk është parashikuar me ligj, për një interes publik ose mbrojtjen e të drejtave të tjerëve, pa cënuar thelbin e së drejtës dhe në respekt të parashikimeve të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Organizata të shumta vendase dhe ndërkombëtare kanë ngritur shqetësimin se masat e marra nga Qeveritë në luftën kundër COVID-19 mund të përbëjnë shkelje të të drejtave dhe lirive themelore. Ato kanë apeluar që dinjiteti njerëzor dhe të drejtat e njeriut të jenë në qendër të përgjigjes ndaj koronavirusit dhe jo një mendim i mëvonshëm.

Por, në Shqipëri, respektimi i të drejtave dhe lirive themelore nuk duket të jetë shqetësimi kryesor. Vëmendja është fokusuar kryesisht te masat, të cilat pasi shpalosen në faqen në Facebook të Kryeministrit, vishen me akte ligjore dhe nënligjore.

Kjo situatë mund të kthehet në një precedent të rrezikshëm për shtetin e së drejtës, ku gjithçka vendoset nga vullneti i një personi të vetëm.

Në kushtet kur Gjykata Kushtetuese është jashtë funksionit, është e nevojshme që Presidenti i Republikës si gardian i Kushtetutës, të marrë një rol aktiv për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve.

Po ashtu, një rol më aktiv duhet të marrë Kuvendi, Opozita, Avokati i Popullit, organizatat e shoqërisë civile dhe mediat, të cilat duhet të ushtrojnë kontroll dhe kundërshtojnë çdo masë qeveritare që cënon në mënyrë të paarsyeshme dhe të panevojshme të drejtat dhe liritë e qytetarëve.

Për këtë gjë një shembull të mirë mund të marrim nga Kosova. Masat e marra nga qeveritë e të dy vendeve janë të ngjashme, ndërkohë që kushtetutat e të dy vendeve janë thuajse identike përsa i përket mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore.—të dyja janë frymëzuar nga Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut.

Më 31 mars, Gjykata Kushtetutese e Kosovës vendosi të shfuqizojë vendimin e qeverisë për kufizimin dhe ndalimin e qarkullimit të qytetarëve e automjeteve dhe ndalimin e tubimeve në mjedise private e publike, pas kërkesës së Presidentit Hashim Thaçi, i cili i kishte quajtur ato shkelje të të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe u kishte kërkuar atyre të mos i zbatonin.

Gjykata i dha të drejtë presidentit duke e shpallur vendimin e qeverisë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, të cilat kërkojnë që kufizimet e të drejtave dhe lirive të njeriut duhet të bëhen vetëm me ligj.

Gjykata u shpreh se qeveria nuk mund të kufizojë asnjë të drejtë dhe asnjë liri themelore përmes vendimeve të saj, nëse kufizimi i së drejtës përkatëse nuk është paraparë me një ligj të Kuvendit, sikurse kërkon Kushtetuta.

Gjykata kosntatoi se kufizimet e marra nga qeveria nuk ishin në përputhje me kufizimet e përcaktuara në ligjin “Për Luftimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse” dhe ligjin “Për Shëndetësi”.

Gjykata theksoi se, pavarësisht situatës kritike që po kalon Kosova, masat për luftën kundër koronavirusit duhet të respektojnë të drejtat e njeriut.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është lajm i mirë për shtetin e së drejtës në Kosovë, që tregon se mekanizmat për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve funksionojnë.

Duke i dhënë zgjidhje të menjëhershme mosmarrëveshjes ndërmjet Presidentit dhe Qeverisë, ajo dëshmoi se jo vetëm në Kosovë funksionon ndarja dhe kontrolli reciprok i pushteteve, por gjithahstu se rruga institucionale është rruga e duhur.

Politika shqiptare duhet të ngrihet në nivelin e standardit të Kosovës.

Në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, të gjitha pushtetet dhe institucionet e tjera, përfshi ato jo-qeveritare, duhet të ushtrojnë trysni dhe mbikqyrjeje ndaj qeverisë, të paktën për ta detyruar Kryeministrin që të largohet nga vendim-marrja arbitrare personale drejt vendim-marrjes ligjore dhe institucionale.

Previous Post

“The Voice” në Zvicër, këndojnë nga shtëpia. Mes finalistëve edhe një shqiptare

Next Post

“Jemi vendi më i varfër në rajon dhe keni rritur taksat”, ministri Shalsi përplaset në Open me ekspertët

admins

admins

Related Posts

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.
Aktualitet

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.

June 19, 2026
Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Next Post
“Jemi vendi më i varfër në rajon dhe keni rritur taksat”, ministri Shalsi përplaset në Open me ekspertët

“Jemi vendi më i varfër në rajon dhe keni rritur taksat”, ministri Shalsi përplaset në Open me ekspertët

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In