Friday, May 15, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Shifrat e larta me Covid rikthejnë masat drastike, miratohen aktet e reja normative

admins by admins
June 18, 2020
in Aktualitet
A A
0
Shifrat e larta me Covid rikthejnë masat drastike, miratohen aktet e reja normative
3
SHARES
3
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Kuvendi miratoi sot me 90 vota pro, 14 kundër dhe 4 abstenim disa ndryshime në aktin normativ, me vendosjen e protokolleve të rrepta për mbrojtjen nga COVID-19.

“Akt Normativ nr.20 datë 20.05.2020 për disa ndryshime në aktin normativ nr.3 datë 15.03.2020 të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga Covid-19, të ndryshuar”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka deklaruar në Kuvend se sistemi shëndetësor po vijon të përforcojë kapacitetet për terapinë intensive si dhe pajisjen në mënyrë të vazhdueshme të stafeve mjekësore me mjete të mbrojtjes personale në kuadër të luftës ndaj COVID19.

“Deri tani e kemi përballuar mirë situatën e krijuar nga COVID19. Kemi rritur kapacitetet e shtretërve, të testimit, kemi furnizuar me materiale mbrojtëse personelin shëndetësor që ata të jenë të mbrojtur, kemi siguruar terapitë e mjekimit dhe pajisjet mjekësore për spitalet kanë trajtuar dhe trajtojnë rastet me COVID19”, tha Manastirliu.

Në fjalën e saj në Kuvendin e Shqipërisë ministrja Manastiliu ka apelur edhe njëherë për ndërgjegjësim të qytetarëve për zbatim të rregullave të distancimit social dhe masave të higjenës si edhe subjekteve për zbatim të protokollit të sigurisë.

“E rëndësishme për t’u theksuar është ndërgjegjësim, ndërgjegjësim, ndërgjegjësim për të gjithë qytetarët që sjellja individiale në raport me këtë virus është esenciale. Ndaj jo vetëm për faktin që shëndetësia është në gatishmëri, mjekët, infermierët, personeli shëndetësor janë duke sakrifikuar dhe duke u përballuar me flukse të shtuara, por të mendojmë më shumë për veten të afërmit, dhe se sjelljet individuale në këtë normalitet të ri të mundet t’i kthejmë në zakone të jetës tonë të përditshme. Të mos lejojmë që ky virus të bëjë që sistemi shëndetësor të vuajë”, tha Manastirliu.

Teksa ka prezantuar edhe dy ndryshimet në aktin normative, Manastirliu tha se këto ndryshime në aktin normativ do të sjellin vendosjen e protokolleve të rrepta për mbrojtjen nga COVID19.Manastirliu u shpreh se një prej nismave është vendosja e distancës së sigurisë në studio televizie dhe së dyti nëpërmjet këtij akti normativ do të ndihmohen qytetarët që kanë humbur në periudhë kohore të përcaktuar punën e tyre ose kur punëdhësit e tyre nuk kanë aplikuar për ndihmën financiare direkte.

Sipas ndryshimeve, parashikohet që “te gjitha transmetimet audiovizive me me shume se nje person ne te njejten studio televizive, qe nuk respektojne distancen e sigurise prej 2 metrash nga njeri-tjetri, denohen me gjobe ne masen 1 000 000 (nje milion) leke dhe, ne rast perseritjeje, iu shtohet edhe vendosja e bllokimit, te pjesshem ose te plote, te transmetimit nga media audiovizive si dhe bllokimi dhe/ose ndalimi i funksionimit te pajisjeve, pas marrjes se vendimit nga ministria pergjegjese per shendetesine dhe zbatohet nga organi kompetent.”

Sakaq, parashikohet tjetër ndryshim i cili sanksionon se “moskryerja e aplikimit nga ana e subjektit te te punesuarit apo ish-te punesuarit qe ploteson kushtet per te perfituar ndihmen financiare, gjate periudhes se fatkeqesise natyrore te shpallur si pasoje e COVID-19, denohet me gjobe ne masen 50 000 (pesedhjete mije) leke”.

ME POSHTE JANE NDRYSHIMET NE AKTIN NORMATIV QE I JANE PROPOZUAR KUVENDIT PER MIRATIM:

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NE AKTIN NORMATIV NR.3, DATE 15.3.2020, TE KESHILLIT TE MINISTRA VE, “PERMARRJEN E MASAVE TE VECANTA ADMINISTRATIVE  GJATE KOHEZGJATJES SE PERIUDHES SE INFEKSIONIT TE SHKAKTUAR NGA COVID-19”, TE NDRYSHUAR

Ne mbeshtetje te nenit 101 te Kushtetutes, me propoz1mm e ministrit te Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale dhe te ministrit te Brendshem, Keshilli i Ministrave

VE NDO S I: Neni 1 Ne nenin 3, te aktit normativ nr.3, date 15.3.2020, te Keshillit te Ministrave, te ndryshuar, behen keto ndryshime dhe shtesa:

1. Pika 13 ndryshohet, si me poshte vijon:

“13. Te gjitha transmetimet audiovizive me me shume se nje person ne te njejten studio televizive, qe nuk respektojne distancen e sigurise prej 2 metrash nga njeri-tjetri, denohen me gjobe ne masen 1 000 000 (nje milion) leke dhe, ne rast perseritjeje, iu shtohet edhe vendosja e bllokimit, te pjesshem ose te plote, te transmetimit nga media audiovizive si dhe bllokimi dhe/ose ndalimi i funksionimit te pajisjeve, pas marrjes se vendimit nga ministria pergjegjese per shendetesine dhe zbatohet nga organi kompetent.”

2. Pas pikes 20 shtohet pika 21, me kete permbajtje:

“21. Moskryerja e aplikimit nga ana e subjektit te te punesuarit apo ish-te punesuarit qe ploteson kushtet per te perfituar ndihmen financiare, gjate periudhes se fatkeqesise natyrore te shpallur si pasoje e COVID-19, denohet me gjobe ne masen 50 000 (pesedhjete mije) leke.

Subjektet, te cilat i kane trajtuar me page te plote te punesuarit apo ish-te punesuarit nuk gjobiten per mosaplikim per perfitimin e ndihmes financiare.Subjektet e gjobituara mund te ushtrojne te drejten e ankimit prane administrates tatimore, duke paraqitur ne rruge elektronike, nepermjet portalit e-filing, shkaqet dhe/ose arsyet e mosaplikimit,jo me vone se 30 (tridhjete) dite nga data e komunikimit te gjobes, sipas Kodit te Procedurave Administrative.”

Tags: Koronavirus
Previous Post

Spiropali: Marrëveshja për “Zgjedhoren” ndryshoi skemën bajate të përfaqësimit, KQZ nuk mund të jetë më organ politik

Next Post

Mbërrijne 100 shtretër në Infektiv, Manastirliu: Tjetër mbështetje për Shqipërinë

admins

admins

Related Posts

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë
Aktualitet

Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë

February 11, 2026
Next Post
Mbërrijne 100 shtretër në Infektiv, Manastirliu: Tjetër mbështetje për Shqipërinë

Mbërrijne 100 shtretër në Infektiv, Manastirliu: Tjetër mbështetje për Shqipërinë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In