Thursday, May 21, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

SHBA, protestat mund të sjellin një rritje të rasteve me COVID-19

admins by admins
June 1, 2020
in Aktualitet
A A
0
SHBA, protestat mund të sjellin një rritje të rasteve me COVID-19
2
SHARES
1
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë paralajmërojnë se mund të ketë një rritje të re të rasteve me koronavirus për shkak të protestave në vend, të nxitura nga vdekja e George Floyd, afrikano-amerikanit i cili humbi jetën ndërsa u ndalua nga policia në Mineapolis.

Mes protestuesve ka pasur nga ata që kanë vendosur maska, por shumë i kanë shmangur ato. Distanca fizike është e vështirë të ruhet në kushte normale, por është pothuajse e pamundur që të mbahet gjatë një proteste.

“Do të vazhdoj ta theksoj, pasi duket sikur kjo gjë ka shumë kohë që ka ndodhur. Jemi akoma në mes të një pandemie. Kemi akoma spitale në prag të kapërcimit të kapaciteteve që kanë për të mbajtur pacientë me COVID-19“, tha guvernatori i Minesotës Tim Walz për “Associated Press”. Kryetarja e bashkisë së Atlantës Keisha Lance Bottoms vuri në dukje se pandemia po prek pakicat racore në një shkallë më të lartë.

“Ka ende një pandemi në Amerikë që po vret afrikano-amerikanët në një numër më të madh“, tha ajo, duke përmendur se kushdo që kishte marrë pjesë në protestë këtë fundjavë në Atlanta duhet të planifikonte që testohej ndaj COVID-19. Shumë protestues shprehen të shqetësuar në raport me virusin, por thonë gjithashtu se është e nevojshme që të dëgjohen shqetësimet e tyre mbi brutalitetin e policisë dhe racizmin.

“Jam e shqetësuar për sigurinë time, kështu që kam vendosur maskë dhe jam përpjekur të ruaj një distancë të sigurt nga njerëz të ndryshëm. Por unë jam një afrikano-amerikane që vuaj nga astma, kështu që padyshim futem tek grupet e rrezikuara nga COVID-19 që ka vrarë njerëz me ngjyrë në një shkallë shpërpjesëtuar“, thotë Diedre O’Brien, një protestuese në Uashington, D.C.

“Por ndjej gjithashtu se është e rëndësishme për mua të jem këtu e që prania ime të vihet re“, shton ajo.

SHBA renditet vendi i parë në botë me numrin më të madh të infeksioneve, 1.7 milionë raste që nga fillimi i shpërthimit të virusit dhe me më shumë se 103 mijë vdekje.

Studimet e fundit tregojnë se afrikano-amerikanët po vdesin nga virusi në një shkallë më të lartë sesa amerikët e bardhë. Të dhënat tregojnë se ndërsa amerikanët me ngjyrë përbëjnë 13 për qind të popullsisë në vend vlerësohet se ata përbëjnë 25 për qind të rasteve të vdekjeve nga COVID-19 në vend. Sipas të dhënave më të fundit, shkalla e vdekshmërisë tek amerikano-afrikanët është 2.4 herë më e lartë se ajo e amerikanëve të bardhë.

Protestat në Shtetet e Bashkuara përkojnë me një lehtësim në shkallë më të gjerë të kufizimeve për distancim social

Previous Post

Zyrtare: Icardi tek PSG

Next Post

Himarë, Gjendet një person i vrarë me kallashnikov, policia reagon për ngjarjen

admins

admins

Related Posts

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë
Aktualitet

Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë

February 11, 2026
Next Post
Himarë, Gjendet një person i vrarë me kallashnikov, policia reagon për ngjarjen

Himarë, Gjendet një person i vrarë me kallashnikov, policia reagon për ngjarjen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In